Për të tretën ditë në Sofje po zhvillohen protesta në mbrojtje të kryeredaktorit të Teatrit Popullor, Aleksandër Morfov, i cili u shkarkua nga detyra më 28 shkurt. Para kësaj, Velisllava Krësteva, përgjegjësja e marrëdhënieve me publikun e institucionit, paralajmëroi largimin e saj. Kjo ndodhi si pasojë e një skandali në teatër që shpërtheu muaj më parë për shkak të paraqitjes së përgjegjëses së marrëdhënieve me publikun e institucionit Velisllava Krësteva, ish- përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun edhe e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe ish-deputete e Lëvizjes politike në fjalë, me kryetarin e nderit të DPS-së Ahmed Dogan në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Kjo shkaktoi një reagim të ashpër midis përfaqësuesve të teatrit. Dera e kabinetit të Velisllava Krëstevës ishte e zhvarrosur me mbishkrimet "DPS" dhe "Zhduku", tabela me emrin e saj ishte gërvishtur dhe fajin për aktin e mori regjisori Aleksandër Morfov, i cili e akuzoi Krastevën për "propagandë politike".
Në një konferencë për media, drejtori Vasill Vasilev deklaroi se pozitat e Aleksandër Morfovit dhe Velisllava Krëstevës janë mbyllur për të ruajtur teatrin, por saktësoi se shfaqjet teatrale të Morfovit nuk janë hequr nga afishja. Vasilev tha se ai ka luftuar për katër muaj për të ruajtur institucionin dhe dinjitetin e ekipit.
Aleksandër Morfov është ndër regjisorët më të njohur të teatrit në Bullgari, fitues i shumë çmimeve prestigjioze bullgare dhe ndërkombëtare.Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..
Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..
Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar,..
Sot (23 qershor) dhe nesër (25 qershor), Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian..