Për të tretën ditë në Sofje po zhvillohen protesta në mbrojtje të kryeredaktorit të Teatrit Popullor, Aleksandër Morfov, i cili u shkarkua nga detyra më 28 shkurt. Para kësaj, Velisllava Krësteva, përgjegjësja e marrëdhënieve me publikun e institucionit, paralajmëroi largimin e saj. Kjo ndodhi si pasojë e një skandali në teatër që shpërtheu muaj më parë për shkak të paraqitjes së përgjegjëses së marrëdhënieve me publikun e institucionit Velisllava Krësteva, ish- përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun edhe e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe ish-deputete e Lëvizjes politike në fjalë, me kryetarin e nderit të DPS-së Ahmed Dogan në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Kjo shkaktoi një reagim të ashpër midis përfaqësuesve të teatrit. Dera e kabinetit të Velisllava Krëstevës ishte e zhvarrosur me mbishkrimet "DPS" dhe "Zhduku", tabela me emrin e saj ishte gërvishtur dhe fajin për aktin e mori regjisori Aleksandër Morfov, i cili e akuzoi Krastevën për "propagandë politike".
Në një konferencë për media, drejtori Vasill Vasilev deklaroi se pozitat e Aleksandër Morfovit dhe Velisllava Krëstevës janë mbyllur për të ruajtur teatrin, por saktësoi se shfaqjet teatrale të Morfovit nuk janë hequr nga afishja. Vasilev tha se ai ka luftuar për katër muaj për të ruajtur institucionin dhe dinjitetin e ekipit.
Aleksandër Morfov është ndër regjisorët më të njohur të teatrit në Bullgari, fitues i shumë çmimeve prestigjioze bullgare dhe ndërkombëtare.Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar,..
Sot (23 qershor) dhe nesër (25 qershor), Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian..