Vendet emblematike në Amerikën Veriore dhe Jugore do të ndriçohen me ngjyrat e flamurit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe, për nder të festës kombëtare të Bullgarisë - 3 marsit, Çlirimit nga zgjedha osmane. Midis tyre janë antenat e ndërtesës më të lartë në Çikago - Willis Tower, njoftoi Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në qytet.
Ura Përkujtimore Frederick Douglass do të ndriçohet në Uashington. Dritat do të jenë të dukshme më 3 mars pas orës 18:30 me orën lokale deri në mëngjesin e ardhshëm.
Nga ora 17:00 deri në orën 21:00 me orën amerikane, Rrota e Ferrisit në Seattle do të ndizet në ngjyrë të bardhë, jeshile dhe të kuqe. Ideja u realizua me ndihmën e Konsulles së Nderit të Bullgarisë në Uashington, Elka Ruskov.
Edhe sivjet Ujëvara e Niagarës do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit bullgar, njoftoi Konsullata jonë e Përgjithshme në Toronto të Kanadasë. Shfaqja e dritës do të mbahet sot midis orës 22:00 dhe 22:15 me orën kanadeze. Për festën e Republikës së Bullgarisë, do të ndriçohen disa ndërtesa të tjera ikonike në provincat Alberta dhe British Columbia.
Statuja e njohur e Krishtit Shëlbues në Rio de Zhaneiro do të ndriçohet gjithashtu me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar më 3 mars. Kjo është bërë me një iniciativë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkimit Bullgar të Futbollit.Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, zhvilluan një takim në shkollën e fshatit Zapod, Gora e Kukësit të Shqipërisë Verilindore me të rinj..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të..
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në..
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj..