145 vjetori i Çlirimit të Bullgarisë festohet jo vetëm në vend, por edhe nga bullgarët jashtë vendit. Lutje për të vdekurit në betejat nacionalçlirimtare do të bëjë sot prifti bullgar në Qipro, At Stanisllav Simeonov, në kuadër të festës së 3 marsit në shkollën bullgare "Iluministët e Popullit" në qytetin e Paralimnit. Në kryeqytetin qipriot Nikozi po mbahen "Ditët e Bullgarisë 2023" dhe "25 vjet Bashkimi i Bullgarëve në Qipro". Një koncert festiv do të mbahet më 4 mars në qytetin e Limasolit me iniciativën e Unionit të Bullgarëve të qytetit, klubit kulturor bullgar "Vëzrazhdane" dhe shkollës bullgare "Shën Kliment Ohridski”. Në të do të marrë pjesë këngëtari i dashur Orlin Goranov, njofton korrespondentja jonë Branisllava Bobanac.
Në shtetin Ohajo të SHBA-së, 3 marsi u shpall Dita e Bullgarisë. Kjo është bërë me një proklamatë të guvernatorit Mike DeWine, në të cilën thuhet se kjo është në shenjë vlerësimi dhe respekti për kontributin e emigrantëve maqedonas dhe bullgarë, të cilët kanë kontribuar shumë në prosperitetin social, ekonomik dhe kulturor të shtetit, raporton korrespondentja jonë Elena Caneva.
Të dielën, më 5 mars, bullgarët në Afrikën e Jugut do të mblidhen në Qendrën Kulturore Bullgare për të kremtuar festën me një program të përgatitur nga fëmijët e shkollës bullgare të së dielës "Sllënço" dhe grupi i vallëzimit "Trëndafili bullgar".
“Për Çlirimin e Bullgarisë dhanë jetën mijëra ushtarë rusë, ukrainas, finlandezë, rumunë, serbë, si dhe mijëra bij besnikë të popullit bullgar”. Këtë e theksoi në fjalimin e tij me rastin e festës, kryetari i Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë, Anton Kise. Ai kujtoi se në ushtritë bullgare që kanë luftuar për çlirimin tonë kanë marr pjesë rreth 1000 bullgarë besarabë, mes tyre Danaill Nikollaev, Stefan Ljubomski, Stefan Kisov, Avram Guxhev etj. Në shenjë nderimi për kujtimin e paraardhësve që u flijuan për lirinë e Bullgarisë, me iniciativën e Shoqatës në vitin 2012 në Bollgrad u ngrit një Memorial i luftëtarëve bullgarë.
Foto: Biljana Nikollova, Shoqata e Bullgarëve në Ukrainë
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..