Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, më të ulëta në luginat e Bullgarisë Perëndimore. Në Sofje do të jetë 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 20°, në kryeqytet rreth 15°.
Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me diell, me vranësira të përkohshme. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11° në veri deri në 16° në jug. Temperatura e ujit të detit është 7-8°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 2 ballë.
Në zonat malore do të jetë me diell me vranësira në rritje, por pothuajse pa reshje. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 8°, në 2000 m rreth minus 1°.
Të enjten temperaturat do të rriten me 1-2°.
Në Evropë, temperaturat më të ulëta do të jenë në Stokholm dhe Shën Petersburg - rreth zeros. Në veri janë të mundshme edhe reshje bore. Më e ngrohta do të jetë në Bukuresht, Beograd, Athinë dhe Romë – 18°. Priten 14 gradë në Paris, 15 gradë në Stamboll dhe 16 gradë në Madrid. Në Gadishullin Iberik dhe në Evropën Qendrore do të mbajë vranësira me reshje. Reshje do të ketë edhe në Ballkanin Perëndimor.
Në Nju Jork dhe Montreal priten temperatura rreth minus 3 dhe minus 2°, në Vankuver dhe në Çikago respektivisht 8 dhe 4°. Në jug në Los Anxhelos temperatura do të arrijë 14°, në Miami, Hjuston dhe Mexico City – 29° .Paraditen e së premtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe përreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira..
Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..
Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..
Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e..
Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes..