Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Instituti Francez në Sofje organizon një debat mbi perspektivat e ndërtimit evropian

Bullgaria është pjesë e komunitetit frankofon për 30 vjet

Foto: Instituti Francez në Bullgari

Më 9 mars, në kuadër të Muajit të Frankofonisë, Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Ambasadën e Belgjikës dhe Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski" organizojnë konferencë-diskutim me temë: “Ndërtimi evropian: sfidat dhe perspektivat e ardhshme”. Pjesëmarrës në debat do të jenë profesorë të drejtësisë, shkencave politike dhe studimeve evropiane nga universitetet bullgare dhe franceze. Aktiviteti mbahet me mbështetjen e Institutit Francez në Paris dhe është pjesë e serisë së konferencave-diskutime kushtuar Evropës. Në vitin 2023 do të bëhen 30 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.


Përpiloi: Maria Stoeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD