Inflacioni vjetor në Bullgari u rrit më shumë se katër herë në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, sipas të dhënave të Eurostat. Për të gjithë BE-në, një indeks rekord i lartë i çmimeve të konsumit u evidentua për vitin e kaluar - 9.2 për qind, që është më shumë se tri herë më i lartë se niveli i vitit të 2021. Në Bullgari, inflacioni mesatar vjetor, i matur kundrejt Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në BE, ishte 13 për qind. Krahasuar me ritmin e rritjes së çmimeve një vit më parë 2021, kur rritja ishte 2.8 për qind, rritja e çmimeve të konsumit në vendin tonë u përshpejtua me 10.2 për qind në vitin 2022, ose me më shumë se 4 herë.
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..