Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Muzikore në Sofje shënon 124 vjet nga lindja e kompozitorit Panço Vlladigerov

Foto: nma.bg

Në datën e sotme, 124 vjet më parë, lindi kompozitori, dirigjent, pedagog dhe figura publike bullgare Prof.Panço Vlladigerov (13.03.1899  -08.09.1978). Autori i rapsodit të njohur “Vardar” është mbrojtës i Akademisë Kombëtare të Muzikës në Sofje, e cila u krijua në vitin 1921 me dekret të Mbretit Boris III.

Përvjetorin e lindjes së muzikantit të njohur Akademia do të festojë me një koncert solemn në të cilin do të luhen veprat e tij. Në sallën e koncerteve të Akademisë rektori, prof. Sava Dimitrov do t’u drejtojë një përshëndetje studentëve. Një fjalim për nder të pedagogut Panço Vlladigerov, i cili dha mësim për 40 vjet në Akademinë e Muzikës dhe nën udhëheqjen e të cilit shumë talente bullgare bënin hapat e tyre të parë si kompozitorë, do të mbajë Prof. Dr. Snezhina Vrangova.

Në kuadrin e veprimtarisë pritet të thellohet edhe miqësia ndërmjet Radios Kombëtare Bullgare dhe Akademisë Kombëtare të Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” me nënshkrimin e Marrëveshjes së Partneritetit. Të dy institucionet kombëtare do të përfaqësohen nga Milen Mitev - Drejtor i Përgjithshëm i BNR-së dhe Prof. Sava Dimitrov - Rektor i Akademisë.

Redaktor: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mlladen Kojnarov

80-vjetori i lindjes së këngëtarit popullor Mlladen Kojnarov

Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi..

botuar më 25-09-15 5.05.PD
Emill Dimitrov

“Vendi im, Bullgaria ime”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto:  arkiv, arkiv personal, BGNES

botuar më 25-09-12 7.05.PD
Krum Jankov

"O Stoene, biri im Stoene" – një kujtim i këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov

Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..

botuar më 25-09-11 6.10.PD