Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Guardian” rekomandoi bregdetin verior bullgar të Detit të Zi si një parajsë për pushim jashtë sezonit aktiv

Foto: BGNES

Po kërkoni një pushim të lirë në plazh? Drejtohuni në Evropën Lindore dhe veçanërisht në Ballkan. Kroacia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi ofrojnë diell përvëlues dhe çmime të volitshme në sezonin shtator-qershor, thekson gazeta “Guardian”. Para së gjithash, gazeta britanike rekomandon Bullgarinë dhe më saktë plazhet në veri të kryeqytetit tonë detar Varna.

Kur imagjinojnë bregun 378 kilometra të Detit të Zi të Bullgarisë, shumica e njerëzve mendojnë për vendpushimet e mëdha si Sllënçev Brjag dhe Sozopoll. Por nëse niseni drejt veriut nga porti i Varnës drejt kufirit rumun, bregdeti nuk është aq i mbushur me njerëz, shkruan autorja e “Guardian”, Marija Novakoviç.

Deri në vitin 2016, çdo verë Kavarna pulsonte nën tingujt e muzikës së stilit të metalit të rëndë në kohën e Festivalit “Kavarna Rok Fest”. Por tani, qyteti është një vend i këndshëm dhe i qetë me një plazh të gjatë të qytetit dhe një rezervat të madh natyror në afërsi. Ngjituni në Kepin Çirakman për të shijuar një pamje të mrekullueshme të bregdetit. Dhe mos humbisni të shihni mbetjet e kalasë bizantine Bizone, këshillon Novakoviç.

Nëse e gjeni veten në Kavarna midis 30 qershorit dhe 1 korrikut, do të ndiqni një nga traditat më interesante në Bullgari. Të frymëzuar nga kënga “July Morning” e grupit “Uriah Heep”, njerëzit mblidhen rreth zjarreve në plazhet e Detit të Zi, luajnë muzikë dhe mirëpresin agimin e diellit ditën e parë të muajit korrik, nuk fsheh habinë autorja e së përditshmes britanike. Ajo rekomandon që turistët të qëndrojnë në hotelet e Kavarnas, që ofrojnë komoditet dhe komfort me çmime të përballueshme, dhe të frekuentojnë fermën e midhjeve aty pranë me një pamje të mrekullueshme nga deti.

Shkoni përgjatë vijës bregdetare të Rezervatit Natyror Kaliakra, ku ndodhet edhe Kepi Kaliakra, për të vëzhguar jetën e pasur të shpendëve të kësaj zone, vazhdon Marija Novakoviç. Këtu do të shihni rrënojat e kalasë së shekullit të VIII-të. Dhe kur shikoni poshtë, para jush do të shfaqet një nga plazhet më të bukura në të gjithë bregdetin, i vendosur në gjirin Bolata, ujërat e bruztë të të cilit kontrastojnë ashpër me shkëmbinjtë e rërës përreth, shpjegon gjithashtu autorja e botimit.

Ajo vazhdon të lartësojë bukuritë e plazheve shqiptare, që shtrihen nga porti i Vlorës në Adriatik deri në kryeqytetin e verës Saranda në Detin Jon. Në Republikën e Kroacisë, botimi rekomandon që të qëndrojmë në fshatin e qetë turistik Milna dhe të eksplorojmë rrethinën me biçikletë. Për Malin e Zi na këshillon të shmangim Budvën dhe Kotorin në sezonin aktiv me çdo kusht dhe të nisim për në qytetin e afërt Petrovac me plazhet e tij të mrekullueshme me rërë dhe rrugët e këndshme që ndjekin vijën bregdetare.

Shikoni më shumë:

Përpiluese: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD
Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..

botuar më 24-09-14 8.05.PD