Alpinisti bullgar Gospodin Dinev u nis për në Katmandu në një ekspeditë për të ngjitur 3 maja të larta mbi tetëmijë metra në Himalaje. Ai pret që ekspedita të përfundojë në maj. Dinev, i cili është 64 vjeç, do të përpiqet të ngjitet në majat Annapurna - 8091 m, Dhaulagiri – 8167 m dhe Makalu – 8485 m. Ai nuk do të përdorë pajisje oksigjeni gjatë ngjitjes.
"Mali është i egër dhe ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, gjëja më e rëndësishme është të jemi të arsyeshëm. Unë kam përvojë dhe jam i kujdesshëm dhe i arsyeshëm," tha Dinev.
Ai është marrë me alpinizëm që nga viti 1976 dhe ishte në Annapurna në vitin 1989 me një ekspeditë kombëtare të Bullgarisë kur vdiq miku i tij Milen Medkov. Dinev ka ngjitur majat Gasherbrum II, 8035 m, dhe Broad Peak në Karakorum, 8051 m.Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..
Bullgari Karlos Nasar është shpallur “Peshëngritësi më i mirë në Evropë” për vitin 2024 në klasifikimin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes dhe..
Angell Rusev fitoi në mënyrë të jashtëzakonshme titullin e tij të pestë radhazi evropian në Kampionatin Evropian në Moldavi, pas një zhvillimi..
Medalistja e argjendtë e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike, Valentina Georgieva fitoi titullin në finalen e kërcimit në Kupën e Botës në..