Ministrat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë, Lloyd Austin dhe Sergej Shojgu folën me telefon në lidhje me incidentin me dronin amerikan që ra në Detin e Zi, njoftuan Reuters dhe TASS. Biseda u zhvillua me iniciativë të Shteteve të Bashkuara. Sipas një komunikate të mëvonshme të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë , Shojgu ia bëri të qartë Austin se Rusia do t’u përgjigjet proporcionalisht provokimeve rreth kufijve të saj.
“Fluturimet e mjeteve ajrore strategjike amerikane pa pilot në brigjet e Krimesë kanë një natyrë provokuese, e cila krijon kushtet për një përshkallëzim të situatës në zonën e Detit të Zi”, tha ai. Nga ana e tij, Austin komentoi në një konferencë shtypi se: “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të fluturojnë dhe të operojnë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”. Ai i kërkoi Moskës që të drejtojë avionët e saj ushtarakë në një mënyrë të sigurt dhe profesionale. Uashingtoni beson se një gjuajtës rus goditi helikën e aeroplanit mbikëqyrës pa pilot të SHBA-së, ndërsa Moska mohon të ketë pasur kontakt mes dy avionëve dhe ia atribuon incidentin një manovre të mprehtë nga SHBA. Incidenti ishte konfrontimi i parë i drejtpërdrejtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Këshilli i Ministrave nuk diskutoi një kontratë të re midis Bullgarisë dhe Ukrainës për ofrimin e ndihmës ushtarake, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kabineti propozon që çdo ndihmë e mëtejshme ushtarake për vendin e sulmuar të votohet sërish nga Kuvendi Popullor. “Thëniet se po përgatitet një marrëveshje e re me Ukrainën për sigurimin e armatimeve janë manipuluese”, komentoi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Sa i përket vizitës së komisionerit evropian për tregun e brendshëm, Tieri Breton, vendi ynë është i interesuar të rrisë kapacitetet e industrisë sonë të mbrojtjes dhe mirëpret mbështetjen e BE-së, por në asnjë mënyrë nuk është i përkushtuar për furnizimin me armë Ukrainës, theksohet në mesazhin e kabinetit. Bashkimi Evropian po zhvillon një skemë për prodhimin më të madh të armëve dhe municioneve për të mbështetur ushtrinë ukrainase. Plani ofron ndihmë për 15 kompani armësh në 11 vende.
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..