Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një britanik punon “për të mirën e njerëzve” për ta kthyer Stojkite në një fshat model

7
Steven dhe Vanja Proctor
Foto: arkiv personal

Steven Proctor është nga Newbourne - një qytet i vogël në pjesën jugore të Britanisë së Madhe. Me profesion është inxhinier mekanik, nga malet Rodope dhe më saktë banues i fshatit Stojkite të Rodopeve. 47-vjeçari anglez u vendos këtu tre vjet më parë, së bashku me gruan e tij bullgare Vanja. Për të, Rodopet janë një dashuri me shikim të parë. Pa hezitim, familja shiti pronën trashëgimi që kishin në Newbourne dhe bleu një shtëpi të bukur në Stojkite. “Ne i shpëtuam stresit në Britani, jeta këtu është më e lehtë, më e mirë”, thotë Steven. Por, në vend që të shijojë në mënyrë pasive natyrën e bukur dhe mikpritjen e banorëve të Rodopeve, Steve, siç e quajnë, përvesh mëngët dhe i futet punës “për të mirën e njerëzve”. Fshatarët janë befasuar për mirë nga puna e palodhur dhe bujaria e britanikut, për të cilin vullnetarizmi është një mënyrë jetese.

Fshati Stojkite

Në fund të janarit, Steve ringjalli me fondet dhe punëne tijteleferikun në qendër të Stojkite pas 10 vitesh që objekti nuk funksiononte. Tashmë çdo banor i fshatit mund të lëshohet në pistën e vogël për fëmijë dhe fillestarë krejtësisht pa pagesë, dhe për turistët çmimi është simbolik - 5 leva, sa për të mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike.

“Një natë, ndërsa ishim në restorant, ra llafi për teleferikun. Deri atëhere, nuk e kisha idenë se kishte një teleferik të tillë që kishte funksionuar më parë. Shkova ta shikoja, hulumtova se kush ishte pronari, kur ishte punuar për herë të fundit dhe nëse dikush kishte në plan ta rregullonte, - thotë Steve. “Dhe verën e kaluar filluam me një anglez nga fshati të rregullonim disa gjëra, një elektricist vendas na ndihmoi me sistemin elektrik, por shumicën e punëve i bëmë me gruan time”.

Për Steve, fshati i vogël i Rodopve është një cep parajse. Sipas tij, këtu ka gjithçka që i duhet një njeriu, njerëzit janë të dashur dhe është shumë më lirë në krahasim me resortet e mëdha të skive. Britaniku dha gjithashtu një kontribut vullnetar në krijimin e Muzeut të Gajdeve në fshat dhe aktualisht po ndihmon në restaurimin e një shkolle kishe, e cila do të kthehet në një qendër arti:

“Kemi disa projekte, një prej të cilëve është krijimi i një studioje arti që do të hapet në fund të këtij viti, por presim të ngrohet moti. Është parashikuar si për fëmijët nga fshati ashtu edhe për turistët. Në të, ata do të merren me arte dhe zanate të ndryshme. Por mbi të gjitha duam të bashkojmë fëmijët e Stojkite dhe fëmijët e të ftuarve tanë”, na shpjegon StevenProctor.

Studioja e artit do të jetë në shkollën e vjetër të kishës së Stojkite. Vizitorët do të vizatojnë, thurin, luajnë gajde, do të mësojnë për zanatet dhe zakonet e vjetra. “Steve ishte i përfshirë në rinovimin e ndërtesës. Ne duam që gjithçka brenda të ruhet siç dukej vite më parë” – thotë Vanja Proctor dhe shton se për familjen e saj fshati Stojkite është sinonim i paqes dhe lirisë. "Ne u zhvendosëm këtu dhe Steve filloi të ndihmonte në mënyrë aktive për të ringjallur fshatin," thotë gruaja e tij dhe shton:


“Në dimër pastron rrugët me një makineri rrotulluese (shtojcë që i vihet makinës për pastrimin e borës), të cilën e ka sjellë me vete nga Anglia. Pasi eskavatori kalon njëherë në rrugë, ai e ndjek nga pas. Në verë fshin rrugët gjithë ditën me fshesë, hedh mbeturinat e njerëzve, i ngarkon në furgonin tonë personal për t'i hedhur në vendet e nevojshme. Ai shkon të ndihmojë dhe të kosit kopshtet e të moshuarve. Rreth fshatit kemi 15-17 kishëza dhe ai i mirëmban dhe kosit përreth... Duam që Stojkite të bëhet një fshat turistik model. Kjo ishte pikërisht ideja jonë që nga momenti kur erdhëm të jetojmë këtu në fund të vitit 2019. Duam që të flitet për këtë fshat, sepse është si një diamant në mes të Rodopeve”, përfundoi Vanja Proctor.

Foto: Steven dhe Vanja Proctor

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD