Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karamelet bullgare me ngjyrë rozë do të joshin konsumatorët në Republikën Çeke

Petër Simeonov
Foto: arkiv personal

Uji i livandës dhe trëndafilit, ngjyra rozë dhe produktet kozmetike nga Bullgaria shkaktuan një bujë të vërtetë në ekspozitën më të vjetër tregtare në Evropë - "Java e Gjelbër Berlin", e cila u mbajt në fillim të vitit. Pikërisht aty, kompania e prodhuesit bullgar të trëndafilave Petër Simeonov ka krijuar kontakte të vlefshme, falë të cilave tani në Republikën Çeke do të prodhohen karamele çokollate me ngjyrë rozë nga Lugina e Trëndafilave.

“Kompania çeke prodhon karamele me çokollatë, çajra dhe ne kemi një propozim prej tyre për një punë të përbashkët mbi ujin e trëndafilit që pritet të dalë në treg, plus çokollata me ngjyrë rozë,” shpjegoi ai për BNR-Stara Zagora.

Simeonov kujdeset për më shumë se 100 hektarë plantacione trëndafili në zonën e fshatit Gurkovo. Një pjesë e prodhimit të tij është parashikuar gjithashtu edhe për Berlinin, ku një parukeri vendase do të gëzojë klientelën e tij me ujin e trëndafilit vendas. Në fakt, pronarët e sallonit janë bullgarë, tregon Simeonov. Ata morën pjesë në "Javën e Gjelbër" në Berlin dhe të gjithë ishin shumë të impresionuar nga produktet bullgare. Rezulton se në Gjermani ka një interes të madh për vajin tonë të trëndafilit dhe kompanitë vendase kanë kohë që kërkojnë ujë cilësor trëndafili.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit

Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..

botuar më 24-12-20 9.27.PD

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..

botuar më 24-12-17 12.15.MD

Eksportet dhe importet drejt Evropës dhe vendeve jashtë BE-së po bien

Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..

botuar më 24-12-15 10.15.PD