Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së do të takohen në Bruksel. Tema kryesore e debateve do të jetë mbështetja për Ukrainën. Takimi është përgatitor për takimin e liderëve evropianë më 23 dhe 24 mars. Në fillim, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba do të informojë në internet për situatën në terren, si dhe për nevojat urgjente të Kievit. Sipas “Radio Svoboda”, ministrat e jashtëm të BE-së do të nënshkruajnë një plan për t'i siguruar Ukrainës municione gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Ministrat e drejtësisë të më shumë se 40 vendeve do të takohen më 20 mars në Londër, raporton AFP. Ata do të diskutojnë për rritjen e mbështetjes për Gjykatën Penale Ndërkombëtare pasi magjistratët në Hagë lëshuan një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
Vetë Putini do të kërkojë më shumë se kurrë një shfaqje solidariteti nga homologu i tij kinez Xi Jinping, i cili po e viziton Moskën. Xi do të jetë lideri i parë botëror që do t'i shtrëngojë dorën Putinit pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër për arrestimin e tij më 17 mars për krime lufte në Ukrainë, shkruan “The Telegraph”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha për Fox News se çdo thirrje e Putinit dhe Xi për një armëpushim tani është e papranueshme, sepse ajo thjesht do të "ratifikonte arritjet e deritanishme të Rusisë". Mihajlo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas, kritikoi planin e propozuar të Kinës për një zgjidhje paqësore të konfliktit ruso-ukrainas. Ai vuri në dukje mungesën e detajeve në plan, të kombinuara me natyrën kontradiktore të klauzolave të tij, raporton UNIAN.Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun..