Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 21 marsin

Ditën e martë do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në perëndim

Foto: arkiv

Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë 4°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës dhe pas mesditës do të ketë reshje shiu në pjesën perëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 15 deri në 20°, në kryeqytet 17°.

Në Detin e Zi do të mbajë vranësira pa reshje. Temperaturat maksimale do të jenë 9-13°. Uji i detit është 8-9°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Mbi malet do të mbajë vranësira me reshje në masivet perëndimore. Në lartësinë mbi 1800 do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 9°, në 2000 m - 2°.

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje lokale, të cilat do të ndalen ditën e enjte.

Moti jashtë vendit:

Në Evropë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Nuk do të bjerë shi mbi Gadishullin Iberik, Apeninet dhe Ballkanin Jugor. Në Londër pritet 14°, në Moskë – 6, në Berlin do të jetë deri në 13°, në Paris - 15. Në Madrid do të jetë më e ngrohtë -– 22°, në Romë, në Beograd dhe në Bukuresht do të jetë 18°. °, në Athinë dhe Stamboll – 19 dhe 15 °.

Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 8 dhe 5°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 11 dhe 9°. Deri në 16° pritet në Los Anxhelos, 26° në Miami, 24° në Mexico City, 24 dhe 30° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë deri në 29°, në Jerusalem dhe Teheran përkatësisht deri në 13 dhe 22°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Prodanov

Praktikat e padrejta tregtare janë arsyeja e çmimeve të larta të ushqimeve

Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..

botuar më 25-02-21 10.41.PD

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD