Shpresoj se Bullgaria do të hyjë në Eurozonë më 1 janar 2025, tha zëvendëskryeministri në detyrë për menaxhimin e fondeve evropiane Atanas Pekanov para një debati ekspertësh në Sofje me temën "A është Bullgaria gati për Eurozonën?". Është vetëm çështje kohe kur Bullgaria të përmbushë kriteret e deficitit teknik dhe inflacionit, tha Pekanov.
Ai shpjegoi se Bullgaria është anëtare e BE-së prej 15 vitesh, dhe qytetarët dhe bizneset bullgare shpesh bëjnë transaksione në leva dhe euro. Dërgohen mbi 1.5 miliardë euro në Bullgari, por gjatë konvertimit humbet një pjesë e shumës, theksoi zëvendëskryeministri. 45 për qind e eksporteve bullgare dhe 35 për qind e importeve janë të lidhura me vendet e eurozonës. "Ekonomia bullgare lëviz me atë të eurozonës, e cila do të thotë që ne jemi gati sa më shpejt të hyjmë në Eurozonë”, ka përfunduar Pekanov.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..