Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje - 4°. Në vend do të ketë vranësira të shpërndara. Në zonat lindore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 17°, në kryeqytet - 14°.
Mbi Detin e Zi do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 12°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të ketë reshje shiu në masivin qendror dhe atë lindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 6°, në 2000 m rreth 2°.
Temperaturat do të rriten ndjeshëm ditën e premte.
Moti jashtë shtetit
Në Evropë do të bjerë shi në veri - verilindje, në pjesën qendrore të kontinentit, në Alpe dhe mbi Detin Egje. Në jug do të mbajë diell dhe vranësira të shpërndara. Në Londër pritet 14°, në Moskë 11, në Berlin do të jetë deri në 16°, në Paris – 15. Në Madrid dhe në Romë do të jetë 21 dhe 20°. Kryeqyteti më i ngrohtë do të jetë Beogradi me 22°. Do të jetë 17° në Bukuresht dhe Athinë, 11° në Stamboll.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 13 dhe 4°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 8 dhe 11°. 12° pritet në Los Anxhelos, 27 dhe 28° në Miami dhe Mexico City, 22 dhe 28° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Do të jetë 27° në Dubai, përkatësisht 9 dhe 18° në Jerusalem dhe Teheran.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..