Armët bullgare do të arrijnë në Ukrainë, por jo drejtpërdrejt, tha për BNT ish-zëvendësministri i mbrojtjes, Jordan Bozhillov. "Bullgaria ka një nga arsenalet më të mëdha të disponueshme aktualisht të armëve dhe municioneve të vjetra të tipit sovjetik. Kjo fazë e luftës në Ukrainë kërkon një rezervë jashtëzakonisht të madhe municionesh, veçanërisht të tipit sovjetik, dhe Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në Evropë i cili aktualisht mund t'i dorëzojë menjëherë”, shtoi Bozhillov.
“Qeveria ka miratuar disa akte me të cilat Ministria e Mbrojtjes do t'u sigurojë “Uzinave Vazovski për Ndërtimin e Makinerive - Sopot” një sasi të caktuar municionesh pikërisht të atyre kalibrave që janë më të nevojshme dhe është e qartë për të gjithë se këto municione nuk do të mbeten në uzina, por do të rishiten në përputhje me rrethanat dhe do të arrijnë në Ukrainë”, tha ish-zëvendësministri i mbrojtjes.
Armatimi i vjetër bullgar shkon në Ukrainë sipas skemës përmes uzinave në fjalë dhe ndërmjetësve, shpjegoi për bTV edhe ish-ministri i mbrojtjes Bojko Noev.Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një..