Armët bullgare do të arrijnë në Ukrainë, por jo drejtpërdrejt, tha për BNT ish-zëvendësministri i mbrojtjes, Jordan Bozhillov. "Bullgaria ka një nga arsenalet më të mëdha të disponueshme aktualisht të armëve dhe municioneve të vjetra të tipit sovjetik. Kjo fazë e luftës në Ukrainë kërkon një rezervë jashtëzakonisht të madhe municionesh, veçanërisht të tipit sovjetik, dhe Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në Evropë i cili aktualisht mund t'i dorëzojë menjëherë”, shtoi Bozhillov.
“Qeveria ka miratuar disa akte me të cilat Ministria e Mbrojtjes do t'u sigurojë “Uzinave Vazovski për Ndërtimin e Makinerive - Sopot” një sasi të caktuar municionesh pikërisht të atyre kalibrave që janë më të nevojshme dhe është e qartë për të gjithë se këto municione nuk do të mbeten në uzina, por do të rishiten në përputhje me rrethanat dhe do të arrijnë në Ukrainë”, tha ish-zëvendësministri i mbrojtjes.
Armatimi i vjetër bullgar shkon në Ukrainë sipas skemës përmes uzinave në fjalë dhe ndërmjetësve, shpjegoi për bTV edhe ish-ministri i mbrojtjes Bojko Noev.Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një..