Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosica Mateva, anëtare e KQZ para Radio Bullgarisë

Një numër më i madh zyrtarësh do të pranojnë protokollet nga vendvotimet jashtë vendit

Po votojmë në 737 seksione në 61 vende në votimin e parakohshëm parlamentar më 2 prill

Rosica Mateva
Foto: BGNES

U krijuan kushte që procesi i evidentimit të rezultateve të votimit parlamentar jashtë vendit të ecë më mirë, tha Rosica Mateva, nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo sqaroi se për të shmangur pritjet me orë të tëra pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, pranimi i protokolleve me rezultatet e seksioneve në mbarë botën do të bëhet nga një numër më i madh punonjësish. Ashtu si më parë, dokumentacioni do të pranohet në KQZ, i cili vepron si komision rajonal zgjedhor për jashtë.

“Shërbimi i informacionit parashikoi një numër më të madh operatorësh në pikën e llogaritjes ku do të pranohen dokumentet. Do të punojnë edhe më shumë nëpunës të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme që dokumentet të pranohen dhe të përpunohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Është shumë e rëndësishme që protokollet të plotësohen në mënyrë korrekte” – shpjegoi Mateva

Numri përfundimtar i seksioneve jashtë shtetit është 737, të vendosura në 61 vende. Adresat e tyre mund t’i gjeni KËTU.

Zgjedhësit duhet të dinë se mund ta votojnë kudo ku ka vendvotim, pavarësisht nëse kanë paraqitur kërkesë për të votuar jashtë vendit apo jo. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit bullgarë që nuk jetojnë përgjithmonë jashtë vendit, por ndodhen jashtë vendit ditën e zgjedhjeve. Këtë duhet ta dinë edhe anëtarët e Komisioneve Sektoriale Zgjedhore (KSZ)”, tha Rosica Mateva.

Organizimi i votimit jashtë vendit nga KQZ po shkon normalisht, shtoi ajo. Anëtarët e KSZ tashmë u emëruan. E shtuna, më 24 mars, është afati në të cilin mund të bëhen zëvendësime ose të plotësohen vendet e lira me anëtarë të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, zakonisht shtetas bullgarë në vendet përkatëse.

U miratuan edhe udhëzimet metodologjike për zhvillimin e ditës së zgjedhjeve jashtë vendit, duke marrë parasysh specifikat e votimit jashtë vendit, përkatësisht: mungesën e preferencave, mungesën e vëzhgimit me video, procedurat e ndryshme për pranimin e fletëve dhe materialeve zgjedhore, për dërgimin e rezultateve të votimit në KQZ etj. Një sqarim i rëndësishëm është se votimi me patentë shoferi nuk lejohet. Analfabetizmi nuk është arsye për të votuar me shoqërues, theksohet në udhëzime.

“Ministria e Jashtme ka detyrimin t’ua dërgojë anëtarëve të komisioneve sektoriale. Të gjitha veprimet e tyre përshkruhen në detaje në udhëzimet metodologjike.”

Rekomandimi për anëtarët e komisioneve sektoriale është që të jenë të qetë dhe të kujdesshëm në evidentimin e rezultateve dhe plotësimin e protokolleve pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, në mënyrë që ta kryejnë punën më shpejt dhe me sukses.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD