Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje rreth minus 2°. Gjatë ditës do të fryjë erë e ftohtë. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje të dobëta shiu dhe bore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 11°, në kryeqytet deri në 6-7°.
Do të mbajë vranësira me reshje shiu përgjatë Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 6-9°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Mbi malet do të fryjë erë e stuhishme. Moti do të jetë i vranët me reshje të dobëta bore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 0°, në 2000 metra minus 8°.
Temperaturat gjatë ditës së enjte do të rriten me 4-5°, reshjet do të ndërpriten, vranësirat do të çahen.
Moti jashtë Bullgarisë:
Në Evropë do të bjerë shi mbi Alpe, Bretagne, Normandi dhe Wells dhe borë mbi Skandinavi. Në Londër pritet 15°, në Moskë 7. Në Berlin do të jetë 11 dhe në Paris 19°. Në Madrid dhe Romë do të jetë 26 dhe 17°, në Beograd - 12°. Në Bukuresht dhe Athinë do të jetë 8 dhe 14°, në Stamboll - 9°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 7 dhe 1°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 3 dhe 1°. 14° pritet në Los Anxhelos, 25 dhe 17° në Miami dhe Mexico City, 22° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Do të jetë 28° në Dubai, 16 dhe 19° në Jerusalem dhe Teheran, respektivisht.Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..