Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus"

Plani ambicioz i Evropës për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Josep Borrell
Foto: Këshilli Evropian

Konsolidim në shkallë të gjerë dhe veprim të përbashkët institucional për një plan ambicioz të përshpejtuar për të rritur furnizimin me municione në Ukrainë. Këtë e demonstron Bashkimi Evropian dhe është gati të ndajë 2 miliardë euro për këtë qëllim pas thirrjes së Ukrainës për të siguruar furnizime të qëndrueshme me municione artilerie 155 mm. Kjo nevojë urgjente nxiti një përgjigje të koordinuar evropiane. Komisioni Evropian së bashku me Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes propozuan një program ambicioz, pragmatik dhe të shpejtë në tre drejtime: rritja e furnizimeve nga rezervat e mbetura; rritja e prodhimit të municioneve në shtetet anëtare të BE-së nëpërmjet prokurimeve të përbashkëta dhe rritjes së kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes së Bashkimit në planin afatgjatë. Në Parlamentin Evropian, Komisionerja e Shërbimeve Financiare të BE-së, Maraid McGuinness, në emër të Përfaqësuesit të Lartë dhe Zëvendës Presidentit të KE Josep Borrell, theksoi:

Ne duhet të veprojmë paralelisht në këto tre akse për t'i ofruar Ukrainës mbështetjen e duhur dhe të shpejtë. Pa një rritje të prodhimit industrial, nuk do të krijojmë besimin për vendet anëtare për të transferuar më shumë municione nga rezervat e tyre. Ne duam që ata të dinë se këto stoqe do të rimbushen shpejt përballë një kërcënimi që ka të ngjarë të vazhdojë. Grupi i përbashkët i punës për prokurimet publike në fushën e mbrojtjes ka krijuar një hartë industriale mjaft të saktë të kapacitetit të prodhimit të municioneve, veçanërisht për predha artilerie. Kemi identifikuar 15 prodhues në 11 shtetet anëtare të BE-së. Ne e dimë gjithashtu se kapaciteti aktual i prodhimit të BE-së është më i madh se në shumë prej partnerëve tanë jashtë BE-së. Lajmi i mirë është se potenciali i industrisë së BE-së për të prodhuar municione 155 mm mbetet i konsiderueshëm dhe ne duhet ta zhbllokojmë këtë potencial.

Masa të tilla janë të një rëndësie kyçe për ndihmën e menjëhershme për Ukrainën, por edhe për zhvillimin afatgjatë të industrisë evropiane të mbrojtjes, vë në dukje Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Për të fituar paqen, ne duhet të forcojmë aftësitë tona mbrojtëse. Forcimi i mbrojtjes sonë evropiane nënkupton zhvillimin e kapaciteteve tona industriale dhe kjo është gjithashtu e nevojshme në mbështetje të Ukrainës. Forcat ruse kanë gjuajtur nga 20 000 deri në 50 000 predha artilerie në ditë gjatë muajve të fundit. Ukraina ka nevojë për municione për të mbrojtur veten.

Parlamenti Evropian i përmbushi kërkesat në mënyrë të qartë. Mbizotëron qëndrimi për përshpejtimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Nathalie Loiseau nga “Rinovo Evropën”:

Industritë tona të mbrojtjes duhet të inkurajohen të prodhojnë më shumë. Paqja dhe liria janë të paçmueshme, por ato kanë një çmim. Është detyra jonë ta pranojmë këtë dhe t'u shpjegojmë bashkatdhetarëve tanë se pse ndihma ushtarake për Ukrainën dhe forcimi i aseteve tona të mbrojtjes kërkojnë përpjekje të konsiderueshme dhe të domosdoshme.

Viola von Cramon-Taubadel nga “Të Gjelbërit - Aleanca e Lirë Evropiane”:

Çdo tank, çdo dron, çdo plumb që dërgojmë në Ukrainë shpëton jetë të panumërta ukrainase. Çdo mbështetje, qoftë financiare apo ushtarake, është një investim në sigurinë e Evropës. Në këtë botë të re ku më të fortët duan të kenë të drejtë, ne nuk mund t’ia lejojmë vetes luksin për të qenë të paarmatosur dhe të mos mbrojmë aleatët tanë.

Michael Galler nga "Partia Popullore Evropiane":

"Ne duhet ta furnizojmë Ukrainën për aq kohë sa duhet, kështu qe Ukraina të fitojë." Dhe ne duhet të plotësojmë furnizimet tona në kohë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të mbrohemi.

Por në PE nuk mungojnë zërat kritikë – Elena Jonçeva nga “Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve”:

Sot, të gjithë po flasin se duan paqe në Ukrainë dhe dërgojnë municione dhe armë në Ukrainë. Ne duam, ngulim këmbë t'i jepet fund kësaj mizorie, këtij brutaliteti në Ukrainë. Një udhëheqës i mençur botëror, Papa Françesku, na tha kohët e fundit: "Fundi i luftës mund të arrihet vetëm përmes iniciativave konkrete të paqes. Armëpushimi, kërkimi i kompromiseve është rruga që mund ta shpëtojë Ukrainën."

Jozlem Demirel nga grupi "E majta":

"384 ditë dhe asnjë veprim diplomatik nga Bashkimi Evropian për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ju flisni për zgjerimin e industrisë së armëve në Bashkim. Por njerëzit e Evropës duan paqen! Sepse vetëm paqja do të thotë siguri për njerëzit. Ata kërkojnë drejtësi sociale dhe jo thirrje ushtarake.

Zërat kritikë nuk i ndalin synimet e institucioneve evropiane. Komisioni Evropian do të dalë me një propozim ligjor për të lejuar një rritje të prodhimit industrial të municioneve. Ka pasur thirrje nga sektori financiar për të mbështetur industrinë e mbrojtjes, dhe Komisioni ka dalë në mbështetje të lejimit të Bankës Evropiane të Investimeve që të sigurojë financim për sektorin, duke kapërcyer ndalimin e investimit në aktivitetet kryesore të mbrojtjes ose asetet që përfshijnë municione dhe armë të tjera. Qëllimet industriale u përshkruan: reduktimi i kohës së prodhimit, rritja e vëllimeve të prodhimit dhe sigurimi i stoqeve të nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur. Në këtë dritë, Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton filloi turneun e tij evropian nga Bullgaria për të identifikuar fabrikat që mund të rrisin shpejt prodhimin, si dhe për të parashikuar pengesat e mundshme në zinxhirët e furnizimit. Turneu i tij vazhdoi në Sllovaki, Republikën Çeke, Poloni, Francë dhe Rumani në kërkim të një garancie për fillimin e këtij procesi.

Nënkryetari i KE-së Josep Borrell nuk dha një përgjigje konkrete se sa shpejt mund të fillojë të realizohet ky mekanizëm për prokurime të përbashkëta, por saktësoi:

Shtetet anëtare që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të bien dakord për kushtet e procedurës. Pasi vendosim për sasinë totale, bëhet një negocim mes 15 kompanive evropiane që janë në gjendje të prodhojnë këtë lloj arme për të rregulluar një çmim dhe kohën e dorëzimit, sipas sasisë që duam. Më pas, pasi të arrihet marrëveshja, ato do të fillojnë prodhimin. Sa më shpejt të fillojmë, aq më mirë. Kështu që shpresoj se deri në fund të muajit do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje me vendet anëtare që dëshirojnë të marrin pjesë.

A ka vendi ynë kapacitet për t'u përfshirë në prodhimin e municioneve, a kemi personel të mjaftueshëm të kualifikuar, a mund të vendosë shteti ynë një kusht për t'u përfshirë në prodhimin e municioneve, vetëm nëse ato nuk arrijnë në Ukrainë, këtyre pyetjeve iu përgjigj Todor Vodenov - kryetar i Sindikatës Kombëtare "Otbrana" (“Mbrojta”) në Konfederatën e Punës "Podkrepa" (“Përkrahja”):

Njerëzit e Bashkimit Evropian na njohin mirë. Ne kemi qenë një vend anëtar i Bashkimit Evropian për një kohë të gjatë, ata i njohin strukturat e industrisë sonë, mundësitë tona, i njohin marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian, gjendjen e forcave të armatosura, magazinat tona, madje mund të njohin marrëveshjet që ne përfundojmë, në sektorin privat dhe publik, natyrisht. Ne kemi një industri të zhvilluar mirë, traditat janë shumë serioze për më shumë se 100 vjet, ndërmarrjet kanë kaluar në shumë faza të zhvillimit të tyre. Ata kanë kaluar përmes shumë peripecive, por e kanë ruajtur thelbin e tyre dhe mund të prodhojnë në të ardhmen në afat të mesëm dhe afatgjatë, pa problem.

I pyetur nëse vendi ynë ka kapacitetet e nevojshme industriale për të marrë porosi për municione, Vodenov iu përgjigj:

"Ai ka, natyrisht, si dhe resorte të mira. Për popullatën tonë ato janë të konsiderueshme, ndërsa brenda Bashkimit Evropian kemi mundësi që nuk duhen lënë pas dore. Për krahasim - mund të them se jemi poshtë Polonisë, por ne jemi shumë më të mirë se Hungaria, për shembull, ose mund të plotësojmë disa nga prodhimet e vendeve të tjera që kanë qenë sipas standardeve t; NATO-s për një kohë të gjatë, si Franca, Gjermania, Spanja, Italia."

Si qëndron çështja e personelit të kualifikuar në vendin tonë, nëse bëhet fjalë për një prokurim të tillë, i cili duhet të përmbushet urgjentisht:

Kemi personel të kualifikuar deri diku, por që të mund të kemi vëllime më të mëdha prodhimi duhet të ketë më shumë njerëz, aktualisht po përjetojmë mungesë dhe duhet të kemi fonde për kualifikim, rikualifikim të njerëzve që janë të aftë për të prodhuar. Për shembull, Ministria e Mbrojtjes ka një fabrikë në Kostenec që aktualisht ka dy kapacitete dhe për mendimin tim dhe jo vetëm për mendimin tim, ata kanë arritur kufirin e aftësive të tyre prodhuese.

Meqenëse dëgjuam mesazhe të ndryshme nga samiti i Brukselit, a është e mundur të kërkohet nga një shtet blerës që të mos sigurojë materiale harxhuese për armatimin e vendeve të treta, por vetëm për nevojat e NATO-s, kërkesa të tilla u dëgjuan nga kreu i shtetit Rumen Radev?

Ne mund të kërkojmë një deklaratë të tillë, por nuk mund ta kërkojmë de fakto një gjë të tillë”.

Sipas Todor Vodenovit, plani i KE-së mund të aktivizohet brenda disa javësh, pa asnjë problem, aq më tepër që vijnë zgjedhjet, si në vendin tonë, ashtu edhe zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm. Ai është kategorik se Evropa ka kapacitet për të prodhuar në territorin e saj municione në sasitë e nevojshme:

Sigurisht që e ka këtë kapacitet. Siç e dini, më shumë se 100 vjet më parë Lufta e Parë Botërore u quajt Lufta Evropiane, kështu ishte e njohur si emër. Por nëse flasim më seriozisht, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve në Evropë që merren me prodhim civil mund të prodhojnë edhe produkte ushtarake - kjo nga njëra anë, nga ana tjetër, ne po shpëtohemi gjithnjë e më shumë nga vetëvlerësimi ynë i ulët dhe bëhemi një partner i mirëevropian në komunitetin e Atlantikut të Veriut."

Përgati në shqip: Vesella Mançeva

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD