Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 5 prillin

Në mes të javës moti në Bullgari do të jetë me shi dhe i freskët

Foto: arkiv

Të mërkurën do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Do të bjerë borë në zonat e larta perëndimore të Bullgarisë. Reshjet e shiut nga perëndimi do të ndalen pas mesditës. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa ato maksimale nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë minus 1° në mëngjes dhe deri në 4° gjatë ditës.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 7-10°. Uji i detit është 9-10°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 3-4 ballë.

Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull me reshje bore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 1°, në 2000 metra minus 4°.

Të enjten dhe të premten do të jetë pa reshje shiu dhe vranësirat do të çahen.

Moti jashtë Bullgarisë:

Në Evropë do të bjerë shi mbi Gjermaninë Veriore, Ukrainën, Apeninet Jugore dhe Ballkanin. Pritet 12° në Londër, 13 në Moskë dhe Romë, 14° në Paris dhe 6 në Berlin, 20° në Madrid. Në Beograd dhe Bukuresht do të jetë 3 dhe 9°. Do të jetë deri në 18° në Athinë dhe 12° në Stamboll.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Bullgaria kërkoi një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për euron

Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..

botuar më 25-02-25 11.33.PD

Parashikimi i motit për 25 shkurtin

Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..

botuar më 25-02-24 7.25.MD
Temenuzhka Petkova

Bullgaria plotëson kriterin e fundit për eurozonën, do të kërkojë një raport konvergjence

Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...

botuar më 25-02-24 5.58.MD