“Sekreti i ndryshimit është të përqendroni të gjithë energjinë tuaj jo në luftimin e së vjetrës, por në ndërtimin e së resë”, ka thënë Sokrati. Edhe në Bullgari ne duam ndryshim, por nuk ndalemi së luftuari me fantazmat e së kaluarës.Vitin e dytë radhazi votojmë për Kuvendin Popullor, por të zgjedhurit ende nuk arrijnë të lexojnë mesazhet e votuesve, të cilët ndëshkojnë politikanët me pjesëmarrje të ulët dhe votë të përzier. Barrierën prej 4 për qind për parlamentin arrijnë të kalojnë formacione politike praktikisht të papajtueshme, të cilat në vend që të fokusohen në çështjet urgjente shtetërore, bien në imtësi dhe luftojnë për poste pushteti.
Ekuacioni qeverisës me të cilin përballen formacionet kryesore politike mbetet kryesisht i pandryshuar dhe situata kërkon qartësisht kërkimin e urave midis forcave kryesore politike për dialog.
Megjithatë, a janë të zgjedhurit gati për një dialog të tillë?
Në ballë janë sërish dy forca politike që shfaqin orientim euroatlantik dhe në pamje të parë mund të formojnë një qeveri. Nga ana tjetër, të mos harrojmë se gjatë qeverisjes së Kirill Petkovit /Po e vazhdojmë ndryshimin/ u ngritën akuza kundër liderit të GERB-it dhe bashkëpunëtorëve të tij. Prandaj bashkimi mes dy formacioneve të para politike /GERB-SDS dhe PP-DB/ duket disi i pamundur, nëse nuk bëjnë një kompromis serioz. Sipas disa politologëve, një pjesë e koalicionit “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” /PP-DB/ do të jetë e prirë për të bashkëpunuar me GERB-in, por një pjesë tjetër do të preferojë zgjedhje të reja. Në praktik nuk mund të ketë qeveri të njërës prej dy partive kryesore me DPS, sepse votat nuk mjaftojnë.
Sociologët shohin një lëvizje të dobishme drejt një qeverie të pakicës me shumicë të luhatshme, por një konfigurim i tillë nuk do të jetë i qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, për votuesit duket më e rëndësishme që dy forcat kryesore politike të mos ikin nga përgjegjësia dhe të bëjnë përpjekje brenda këtij parlamenti.
Bie në sy edhe ndarja midis të ashtuquajturave “liberalë properëndimorë” dhe bullgarëve me mendje më konservatore. “Bullgarët nga të dy kampet treguan edhe një herë se të dy kampet kanë të drejtën e tyre për të ekzistuar”, theksoi politologu Përvan Simeonov në një intervistë për BNR. Ai gjithashtu theksoi se populli bullgar nuk ka një orientim aq të theksuar euroatlantik, dhe se për euro-atlantizmin mendon në mënyrë mjaftë pragmatike. Prandaj, duhet pasur shumë kujdes që elita politike të mos shkojë në një drejtim shumë properëndimor për shijen masive bullgare. Sipas tij, liberalët properëndimorë në Bullgari i shohin me fodullëk të gjithë të tjerët dhe kjo është pjesë e problemit.
Në fund të fundit, gati 60 për qind e bullgarëve nuk votuan përsëri, kështu që do të ishte e vështirë të pranohet që pjesa e mbetur prej 30 për qind shpreh qëndrimet e shoqërisë sonë. Në sfondin e konfigurimeve të përsëritura për të pestën herë radhazi, bie në sy një formacion, i cili fjalë për fjalë dyfishoi votuesit e tij. Ai tani për tani nuk flet për pozitat e pushtetit, por për rishikimin e prioriteteve të vendit tonë. “Vëzrazhdane” vë në plan të parë interesat kombëtare të bashkëqytetarëve dhe refuzon të pranojë rrugën e vizatuar nga dy forcat e para politike.
Dhe çfarë mendojnë bullgarët?
Është e qartë se ata refuzojnë partitë e status quo-së dhe në të njëjtën kohë duan t’i bëjnë politikanët të mendojnë në mënyrë konstruktive dhe të tregojnë veprime që do ta nxjerrin vendin tonë nga pasiguria, mjerimi dhe kundërvënia.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..