Gjatë fushatave elektorale, partitë politike mbështeten shumë në reklamat në mediat tradicionale dhe në internet për të përcjellë mesazhet e tyre te votuesit. Dhe për këtë qëllim ndahen burime të konsiderueshme financiare. Megjithatë, sipas institucioneve evropiane, mungojnë rregullat adekuate për reklamat politike, veçanërisht në internet. Dhe për këtë arsye, rregulloret për këtë çështje janë duke u përgatitur, të përfshira në Ligjin e Shërbimeve Digjitale.
Ndërsa interneti mbështetet në mënyra të ndryshme nga ato tradicionale për të arritur tek votuesit e mundshëm, institucionet evropiane janë bashkuar rreth një sërë rregullash për transparencën dhe shënjestrimin e reklamave politike. Është e rëndësishme të theksohet se përmbajtja e reklamave politike nuk do të kontrollohet, objekti nuk është mesazhi, qëllimi kryesor është rritja e transparencës se kush qëndron pas tij. Reklamat politike duhet të tregojnë se kush është sponsori i tyre, për kë janë paguar dhe sa janë paguar. Jasmina Jakimova – zyrtare për shtyp e Parlamentit Evropian komentoi:
“Do të jetë interesante të hedhim dritë mbi procesin rreth zgjedhjeve, sepse në Bullgari kemi pasur shumë zgjedhje vitet e fundit dhe mund të ketë edhe të tjera. Dhe është padyshim e rëndësishme të dihet se kush i sponsorizon reklamat politike në vendin tonë, sa prej tyre vijnë nga vende të huaja, sepse kemi dyshime se një pjesë e madhe e tyre financohen nga Rusia. Dhe ne e dimë se Rusia ka një ndikim në sferën politike bullgare. Nga ky këndvështrim, do të jetë interesante të shihet se sa para shkojnë në reklama dhe kush i financon ato në të vërtetë”.
Një risi tjetër është se çdokush do të mund të raportojë nëse një reklamë nuk plotëson kërkesat e transparencës dhe do të vendosen gjoba dhe sanksione për shkelësit e rregullores. Midis tyre është se ofruesve të mëdhenj të shërbimeve të reklamave t’u kërkohet të pezullojnë shërbimet e tyre për 15 ditë me një klient të veçantë në rast shkeljesh të rënda dhe sistematike. 15 ditë gjatë një fushate zgjedhore janë një kohë e gjatë.
Gjithashtu, do të krijohet një regjistër online për të gjitha reklamat politike në internet dhe të dhënat e tyre.
Një pikë interesante është se ofruesit e reklamave do të jenë në gjendje të përdorin të dhënat personale, të dorëzuara vetëm për qëllime të reklamimit politik në internet. Prandaj, të ashtuquajturat "micro-targeting", që është një strategji që përdor të dhënat e përdoruesit dhe karakteristikat demografike për të përcaktuar interesat e njerëzve - nuk do të jetë më e mundur. Deri më tani, nuk kishte ndalime për këtë.
Më konkretisht, kur njerëzit përdorin rrjete sociale dhe shërbime të tjera digjitale, ata lënë pas një mori të dhënash pothuajse me çdo klikim, sepse në këtë mënyrë ata shprehin preferenca të ndryshme. Këto të dhëna mund të mblidhen për të përcaktuar me saktësi preferencat, interesat dhe stilin e jetës së përdoruesve. Kjo është ajo që është mikro-shënjestrimi, dhe lejon, për shembull, mesazhet të drejtohen ndaj një frike ose pakënaqësie specifike, në mënyrë që njerëzit të mashtrohen. Kjo metodë gjithashtu kontribuon në krijimin e të ashtuquajturave "dhoma të jehonës" ku njerëzit ndeshen vetëm me opinione të njëanshme dhe mashtrojnë veten se të gjithë rreth tyre mendojnë në një mënyrë të caktuar.
Raportues për propozimin legjislativ është eurodeputeti nga Franca Sandro Gozzi nga “Rinovo Evropën”, i cili është anëtar i komisionit për tregun e brendshëm dhe mbrojtjen e konsumatorëve:
“Ka shumë ndërhyrje të panevojshme në proceset tona demokratike. Si ligjvënës, ne kemi për detyrë ta luftojmë këtë, por edhe të sigurojmë që debatet të mbeten të hapura dhe të lira. Ky ligj nuk do të vrasë reklamat politike, pavarësisht thashethemeve të përhapura nga platformat kryesore online. Ai as nuk do të kufizojë lirinë e shprehjes. Ai vetëm do të kufizojë abuzimin me reklamat politike.”
Subjektet juridike me bazë jashtë Bashkimit Evropian do të ndalohen të financojnë reklama politike në Bashkim. Megjithatë, kjo ende mund të shmanget. Si – e shpjegoi John Schrantz – zyrtar për shtyp i Parlamentit Evropian:
“Palët e treta do të jenë në gjendje të shfaqin reklama duke kaluar përmes një personi juridik të themeluar ligjërisht në Bashkimin Evropian. Për shembull, nëse Rusia vendos të punojë përmes një organizate joqeveritare që është krijuar diku në bllok, ajo mund të sponsorizojë reklama nëpërmjet saj. Megjithatë, për shkak të rregulloreve të reja që parashikojnë mbledhjen e informacionit të pronësisë, do të kemi më shumë qartësi se ndikimi vjen nga Rusia.”
Në Bullgari, platforma online "Parlamenti i Hapur", krijuar dhe mirëmbajtur nga shoqata Instituti për Zhvillimin e Mjedisit Publik, mbledh të dhëna dhe bën një analizë të detajuar të reklamave mediatike të partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Lilian Nikiforova nga Instituti për Zhvillimin e Mjedisit Publik shpjegon nëse në Bullgari respektohen rregullat për reklamat politike:
“Këtu duhet të theksoj se ata janë gjobitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këto veprime, por padyshim që duhet të shkojmë drejt një lloj ndryshimi të rregullores, sepse ata paguajnë gjobat dhe në zgjedhjet e ardhshme vërejmë të njëjtat dukuri. "
A ka nevojë për rregullime shtesë për reklamat politike, në cilin drejtim po shkon Bashkimi Evropian?
"Sigurisht që është e nevojshme të sqarohen disa pika. Një shembull i tillë në legjislacionin bullgar është publiciteti në lidhje me shpenzimin e të ashtuquajturave paketa mediatike. Ju kujtojmë se kjo është një lloj ndihme specifike shtetërore për partitë politike që nuk kanë të drejtën e subvencionimit të shtetit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u siguron atyre fonde deri në 40 000 leva, me të cilat realisht mund të reklamohen në media. Ideja e kësaj mase është që ata të kenë njëfarë barazie përsa i përket paraqitjes së tyre mediatike dhe përhapjes së ideve të tyre. Mirëpo, ajo që vërejmë në Bullgari dhe ajo që ne në Institutin e ndjekim prej vitesh, është se këto paketa mediatike shpenzohen gjatë një fushate, por Komisioni Zgjedhor nuk ka kapacitete, këtë e deklaron vetë ai në një raport për zgjedhjet e vitit 2021, në të cilin thotë se nuk ka kapacitet të kontrollojë nëse këto kontrata janë realisht në rregull dhe mbështetet në përgjegjësinë e subjekteve politike dhe mediat. Prej vitit 2021, ne po propozojmë që të bëjnë një regjistër publik në të cilin të përshkruhen qartë fondet, partitë politike, për çfarë shërbimi saktësisht jepen këto fonde. Kështu, çdo qytetar, parti dhe media e interesuar mund të kontrollojë vetë nëse këto fonde janë shpenzuar siç duhet pasi KQZ-ja nuk ka kapacitet për ta bërë këtë. Mjerisht, edhe sot e kësaj dite nuk kanë dëshirë t'i publikojnë këto të dhëna, edhe pse i kanë. Pra, patjetër që na duhen rregullore shtesë për t'i bërë institucionet tona më transparente se si shpenzohen këto fonde.”
Dhe konkretisht për propozimet e Bashkimit Evropian, cili mendoni se do të jetë efekti i tyre dhe çfarë do të ndryshojë në Bullgari nëse ato hyjnë në fuqi?
“Në këtë fazë është mjaft e vështirë për mua të komentoj pasi në vend të parë legjislacioni nga Bashkimi Evropian kërkon shumë kohë për t'u miratuar. Pastaj vjen një periudhë kur ai duhet të transpozohet në legjislacionin kombëtar dhe çdo vend ka mundësinë e zgjidhjeve të ndryshme, kështu që do të jetë shumë interesante të ndiqet se si e gjithë kjo do të ndodhë në vendin tonë. Më duket se është drejtimi i duhur nëse Facebook dhe mediat e tjera sociale arrijnë të japin informacionin në të ashtuquajturin regjistër, domethënë të kemi një vend të vetëm ku mund t’i ndjekim të gjitha reklamat e subjekteve politike në rrjetet sociale, sepse kjo aktualisht është e pamundur. Në njërën nga fushatat u përpoqëm ta bëjmë përmes faqeve zyrtare të partive politike, koalicioneve, por më pas u pa se secili kandidat po bën fushatën e tij me fonde të sponsorizuara, ato janë të sponsorizuara nga profile të ndryshme dhe në fakt është pothuajse e pamundur që e gjithë kjo të ndiqet. Aktualisht është e pamundur të ndiqet edhe shuma e financimit në mediat sociale, ndaj çdo punë në këtë drejtim është e mirëseardhur”.
Dhe a mendoni se nëpërmjet reklamave politike ka një ndikim edhe në vendin tonë nga ndonjë vend jashtë Bashkimit Evropian?
“Është e vështirë për mua ta komentoj këtë, sepse të paktën të dhënat tona, të cilat mbështeten te burimet zyrtare të informacionit, tregojnë paratë që partitë investojnë në mediat tradicionale. Deri në çfarë mase vendet e huaja ndërhyjnë dhe sponsorizojnë një fushatë politike në vendin tonë është e vështirë për t’u komentuar. Megjithatë, kujtoj se partitë politike janë të detyruara të paraqesin një vlerësim për shpenzimet e bëra gjatë fushatës dhe ne i gjurmojmë ato, domethënë të paktën nga pikëpamja dokumentare, nuk ka asnjë mënyrë për ta vërtetuar këtë. Nga ana tjetër partitë politike kanë raporte financiare vjetore dhe ato kontrollohen nga Zyra e Auditimit, ku përshkruhen qartë se cilat mund të jenë burimet e të ardhurave të tyre. Sa u përket reklamave në internet, kjo është një temë tjetër, por është realisht e mundur që rregulloret që aktualisht janë duke u përgatitur nga Bashkimi Evropian ta heqin perden, si të thuash."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..