Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Post-pandemisë: interes i paparë për destinacionet ekzotike dhe udhëtimeve me kroçera në vendin tonë

Cilat janë destinacionet tona të preferuara?

Foto: arkiv personal

Operatorët turistikë vënë re një lëvizje në sektorin e turizmit. Bullgarët udhëtojnë gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shpesh jashtë vendit dhe për qëllime turistike. Në muajin e parë të vitit, gjysmë milioni bashkatdhetarë (504 mijë) kanë shkuar jashtë vendit, që është një rritje prej 7.2 në krahasim me vitin 2022, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Cilat janë destinacionet tona të preferuara? Në radhë të parë, këto janë Turqia, Greqia, Serbia dhe Rumania, të ndjekura nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Gjermania, Austria, Spanja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë, çmimet e paketave turistike janë rritur me 10-15%, dhe sipas disa operatorëve turistikë, rritja është edhe më e madhe dhe varion nga 20 deri në 40%.

Megjithatë, kjo nuk ndikon në dëshirën e bullgarëve për të udhëtuar nëpër botë. “Të ardhurat e njerëzve kanë filluar të rriten, gjë që është e mirë për të gjithë”, thotë Pavlina Ilieva, kryetare e shoqatës “E ardhme për turizmin” në një intervistë me Pllamen Kocev nga BNR – Vidin. “Kjo që po na ndodh këtë vit nuk na ka ndodhur kurrë më parë. Kolegët mund t'ju trgojnë se tani po tejkalohet edhe viti 2019 për nga numri i turistëve”- pohon Ilieva dhe shton:

"Njerëzit duan të udhëtojnë dhe ajo që i shtyn është kurioziteti dhe dëshira për të lëvizur. Dhe për sa kohë të ekzistojë kjo dëshirë, ne do të vazhdojmë të ekzistojmë dhe të punojmë. E mira është që situata Covid-19 ka kaluar dhe mendoj se këtë vit do të ketë një lëvizje shumë më të madhe të njerëzve në Bullgari edhe jashtë vendit. Prandaj, mendoj se viti 2023 do të jetë shumë më i suksesshëm, kemi shumë shpresa për këtë”.

Gjatë pandemisë, turizmi ishte një nga sektorët më të dëmtuar për shkak të kufizimeve dhe masave sanitare. “Ne patëm mundësi të përfitonim ndihma nga disa programe për të rikuperuar shumat që u detyroheshim klientëve në vitin 2020 pas mbylljes gjatë Covid-19. Kështu industria arriti të rimëkëmbet”, thotë Pavlina Ilieva. Dhe shton:

“Qëllimet e udhëtimit janë turizmi, dhe ajo që po shohim tani janë gjithnjë e më shumë udhëtime me linja direkte dhe destinacione të largëta. Kemi një bum në udhëtimeve me kroçera këtë vit. Kjo rritje e madhe është ndoshta për faktin se kjo është një një mënyrë e re udhëtimi për bullgarët. Deri më tani nuk ka pasur një interes të tillë për këto kroçera detare dhe lumore. Kjo është diçka e re për tregun tonë.”

Duke gjykuar nga rezultatet në dy muajt e parë të vitit 2023, kompania e operatorëve turistikë të Presijan Llozanov pret një rritje të dyfishtë në krahasim me vitin 2022. “Ndërsa çmimet janë nga 20 deri në 40% më të larta se ato të vitit të kaluar”, thotë Llozanov dhe shton:

“Padyshim që ka një rritje të kërkesës për udhëtim nga bullgarët, shumica e tyre janë për turizëm dhe më interesantja është se ka filluar të shtohet interesi për destinacionet ekzotike si Zanzibari, Maldivet, Meksika, Dominikana, Kuba. Tani Tajlanda është bërë super e famshme. Sigurisht, destinacionet që vazhdojnë të jenë prioritet janë - Egjipti, Tunizia, Italia, Greqia, por interesi për vendet ekzotike është rritur gjithashtu ... Sigurisht, nuk ndihet më situata që ka qenë vitin e kaluar dhe një vit më parë, dhe nuk ka më një shtangie të tillë si më parë”, përfundon Plamen Llozanov.

Më shumë në lidhje me temën mund të gjeni këtu:

Autore: Veneta Nikollova / nga intervista e Pllamen Kocev, BNR-Vidin/

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD