Në monumentin e Hristo Botevit në kryeqytetin e Kubës është vendosur një pllakë bronzi me mbishkrimin “Ai që bie në luftë për liri, ai nuk vdes”. Kështu, busti i revolucionarit, i cili qëndron në pjesën historike të Havanës së Vjetër, tashmë është përfunduar plotësisht, njoftoi Ambasada e Bullgarisë në Kubë në faqen e saj në Facebook. Fjalët nga poezia "Haxhi Dhimitër" e poetit dhe revolucionarit bullgar janë shkruar në dy gjuhë - bullgarisht dhe spanjisht.
Monumenti u inaugurua gjatë festimeve për Ditën Kombëtare të vendit tonë dhe zë një vend qendror në bulevardin bregdetar “Avenida del Puerto” në kryeqytetin kubanez.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë mbi 300 të ftuar - përfaqësues të lartë të udhëheqjes kubane, diplomatë dhe miq të Bullgarisë dhe Kubës.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa ndonjë..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..