E Diela e Dafinave (Cvetnica, ose Vrëbnica) është një festë e pritur dhe shumë e dashur nga të gjithë të krishterët. I kushtohet pritjes solemne të Jezu Krishtit në Jerusalem dhe festohet gjithmonë të dielën para Pashkëve.
Sipas asaj që është shënuar në Shkrimet e Shenjta, në këtë ditë Biri i Zotit hyn në qytetin e shenjtë, i mirëpritur nga njerëzit me degë ulliri, palme dhe dafine dhe me thirrjet "Hosana". Kjo është arsyeja se pse festa është e njohur si e Diela e Palmave ndër katolikët dhe Dita e Dafinave ndër ortodoksët. Në kishat kremtohet Liturgjia e Shenjtë dhe shpërndahen degë shelgu të shenjtëruara, të cilat laikët i marrin në shtëpi për shëndet.
Për agjëruesit e Pashkëve, lejohet vendosja e peshkut në tryezën e tyre. Dhe nga e nesërmja fillon Java e Madhe - ditët e fundit të jetës së Jezu Krishtit, në të cilat ai merr përsipër mëkatet e të gjithë racës njerëzore, në emër të shpëtimit të njerëzimit.
Përveç simbolikës dhe ritualit fetar, Cvetnica është një festë shumë personale për të gjithë bullgarët me emra lulesh. Në vendin tonë janë më shumë se 360 mijë persona që do të mirëpresin sot të afërmit dhe miqtë për të festuar bukurinë e emrave që mbajnë dhe për t'i uruar njëri-tjetrit shëndet e hir.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNESMë 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..