Java e Madhe filloi. Të krishterët ortodoksë në Bullgari po përgatiten ta mirëpresin Ngjalljen e ndritur të Krishtit. Përveç përgatitjeve të tjera, shumë qytete janë transformuar për festën, duke organizuar pazare arti dhe punëtori për të bërë dekorime për Pashkët dhe për të lyer vezët.
Në Sofje u mbajt pazari i artit të Pashkëve, ku më shumë se 60 zejtarë dhe artistë prezantuan veprat e tyre kushtuar të Dielës së Dafinave dhe Pashkëve. Në prag të festës në shumë qytete të vendit organizohen pazare.
Foto: BTA, Bashkia e Vracës, BGNES
Përpiloi: Anna Fuckova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sot të gjithë bullgarët në Bullgari dhe në mbarë botën përshëndesin njëri-tjetrin me festën e pranverës dhe i dhurojnë njëri-tjetrit martenica (verore) me urime për shëndet dhe mbarësi. Gjysha Marta (Baba Marta) tashmë ka fansa në shumë..
Bullgaria vajton dhe lutet me dhjetëra mijëra njerëzit që mbetën në rrugë dhe që humbën njerëzit e tyre të dashur pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri. Dhe ajo përpiqet të ndihmojë - aq sa mundet...
Qëndismat tona kombëtare janë një nga arritjet më të mëdha të kulturës tradicionale bullgare. Qëndisjet janë të vështirë për t’u kryer dhe përmbajnë simbole dhe kuptime të trashëguara që prej kohe. Gratë bullgare qëndisnin në rroba, mbulesa tavoline..