Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të Pashkëve

19
Foto: BGNES

Java e Madhe filloi. Të krishterët ortodoksë në Bullgari po përgatiten ta mirëpresin Ngjalljen e ndritur të Krishtit. Përveç përgatitjeve të tjera, shumë qytete janë transformuar për festën, duke organizuar pazare arti dhe punëtori për të bërë dekorime për Pashkët dhe për të lyer vezët.

Vraca

Pleven

Pleven

Samokov

Varna
Punëtoritë tradicionale të Pashkëve të Muzeut Etnografik Kombëtar në Sofje vazhdojnë deri më 12 prill, në të cilat mund të marrin pjesë fëmijët e moshës 7 vjeç e lart. Ata do të mësojnë për teknikën e vezëve "të vizatuara".

Në Sofje u mbajt pazari i artit të Pashkëve, ku më shumë se 60 zejtarë dhe artistë prezantuan veprat e tyre kushtuar të Dielës së Dafinave dhe Pashkëve. Në prag të festës në shumë qytete të vendit organizohen pazare.

Foto: BTA, Bashkia e Vracës, BGNES

Përpiloi: Anna Fuckova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkëmbinjtë e Bellogradçikut – një fenomen i jashtëzakonshëm natyror dhe vend i preferuar për turizëm

Shkëmbinjtë pranë qytetit Bellogradçik janë ndër fenomenet natyrore më të pazakonta dhe më të bukura jo vetëm në Bullgari, por edhe në botë. Ata gëzojnë turistë të shumtë, sidomos në stinën e verës, kur aty mbahet edhe një..

botuar më 23-03-31 11.23.MD

Varreza e Aleksandrovos - një monument unik i artit trak

Në dhjetor të vitit 2000, në tumën “Roshavata Çuka” afër fshatit Aleksandrovo, komuna e qytetit Haskovo, një ekip arkeologësh, të udhëhequr nga Dr. Georgi Kitov (1943-2008), hasën në një nga gjetjet historike më mbresëlënëse në trojet..

botuar më 23-03-22 3.25.MD

Momente nga jeta e Sofjes në një ekspozitë të veçantë fotografike

Në godinën e Bashkisë Metropolitane një përzgjedhje e veçantë me 160 vepra të Ivan Shishiev tregon këndvështrimin e tij për monumentet arkitekturore të Sofjes, momente të jetës në hapësirat e hapura të kryeqytetit, specifikat e mjedisit..

botuar më 23-03-13 4.33.MD