Prokuroria e qytetit të Sofjes ka paditur Prokurorin e Përgjithshëm Ivan Geshev për mosrespektim të marrëveshjeve ndërkombëtare sipas Konventës Evropiane për Ekstradimin. Rasti ka të bëjë me kompaninë “NEXO”, ka raportuar BNR.
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar për mospërmbushjen e kërkesës së Serbisë për paraburgim të përkohshëm të bashkëthemeluesve të kriptokompanisë, Antoni Trençev dhe Kosta Kënçev. Ata akuzohen për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor, krime kompjuterike dhe punë bankare pa licencë. Më 7 prill, ata zbritën nga Dubai në Beograd. Më 31 mars, kundër tyre u lëshua një urdhër-arresti evropian. Më 7 prill, para Interpolit, ata u deklaruan "viktima të një fushate shpifjesh të motivuara politikisht gjatë fushatës zgjedhore në Bullgari". Interpoli ka kërkuar informacion shtesë nga Sofja dhe ai i është dërguar.Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet përfundimtare në Ligjin për Fetë. Amendamenti që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare mund të shfrytëzojë termin..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..