Prokuroria e qytetit të Sofjes ka paditur Prokurorin e Përgjithshëm Ivan Geshev për mosrespektim të marrëveshjeve ndërkombëtare sipas Konventës Evropiane për Ekstradimin. Rasti ka të bëjë me kompaninë “NEXO”, ka raportuar BNR.
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar për mospërmbushjen e kërkesës së Serbisë për paraburgim të përkohshëm të bashkëthemeluesve të kriptokompanisë, Antoni Trençev dhe Kosta Kënçev. Ata akuzohen për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor, krime kompjuterike dhe punë bankare pa licencë. Më 7 prill, ata zbritën nga Dubai në Beograd. Më 31 mars, kundër tyre u lëshua një urdhër-arresti evropian. Më 7 prill, para Interpolit, ata u deklaruan "viktima të një fushate shpifjesh të motivuara politikisht gjatë fushatës zgjedhore në Bullgari". Interpoli ka kërkuar informacion shtesë nga Sofja dhe ai i është dërguar.Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë po aq absurde sa edhe abuzimi manipulues i tyre, thuhet në një pozitë të administratës..
Partia “Vëzrazhdane” paraqiti një projekt-rezolutë për tërheqjen nga marrëveshja me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi grupi parlamentar. Ata kërkojnë që qeveria të ndërpresë Marrëveshjen Themelore me OBSH-në për marrëdhënie..
Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..