Bullgaria dhe Polonia janë kategorik se nuk do të nënshkruajnë me prodhuesin amendamente të kontratës për vaksinat kundër Covid-19, të cilat nuk janë në përputhje me interesat kombëtare. Kështu deklaruan në një konferencë të përbashkët ministri i shëndetësisë Asen Mexhidiev dhe ministri i shëndetësisë i Polonisë Adam Nexhielski, i cili po viziton vendin tonë. Të dy vendet do t’i dërgojnë një letër Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për këtë çështje dhe do të ftojnë anëtarë të tjerë që nuk pajtohen me propozimet e prodhuesit për furnizime të reja vaksinash. Mexhidiev theksoi se tani e tutje vendi ynë do të dëshirojë të marrë doza vetëm kur të jetë e nevojshme, dhe të paguajë vetëm për sasitë e dorëzuara.
“Qëndrimi ynë është kategorik - ne nuk do të bashkohemi me një rinegocim të ri të furnizimeve për sasitë e vaksinave që paraprakisht e dimë se do nuk të shfrytëzohen. Ne këmbëngulim që shteti ynë të përcaktojë vetë sasinë e vaksinave që do të blejë dhe pagesa të bëhet pas dorëzimi”, theksoi ministri i shëndetësisë Asen Mexhidiev.
Vetëm në vitin 2023, Bullgaria duhet të hedhë afro 3 milionë doza dhe veç tyre, 650 mijë doza të tjera kanë datë skadimi janar-shkurt 2024. Polonia po përballet me të njëjtat sfida dhe për këtë arsye të dyja vendet janë në kërkim të zgjidhjeve të realizueshme, për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare.
“Për momentin po tentohet për të rinegociuar me vendosjen e tarifave që duhet të paguajmë – për vaksinat që nuk do të prodhohen fare. Komisioni Evropian e quan këtë taksë “fleksibilitet”, por në fakt po flasim për shpenzimin e një burimi të madh financiar. Edhe Bullgaria, edhe Polonia kategorikisht nuk do të nënshkruajnë një dokument me një tekst të tillë”, deklaroi Mexhidiev.
Të premten do të ketë diell me vranësira të shpërndara të larta. Mbi Bullgarinë Lindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme gjatë natës dhe para mesditës, kur në disa vende të izoluara do të bjerë shi. Temperatura..
Në Olimpiadën e nëntë Evropiane të të Rinjve në Informatikë eJOI, e cila u zhvillua në Shumen (Bullgaria Verilindore), nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në Olimpiadën, e cila u..
Rreth 320 mijë njerëz do të udhëtojnë gjatë festave midis 6 dhe 8 shtatorit, njoftoi drejtori i Institutit për Analizën dhe Parashikimet e Mjedisit të Informacionit në Turizëm, Rumen Draganov, i cituar nga BGNES. Gati 40 mijë prej tyre do të jenë..
Të enjten do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të larta të shpërndara. Pasdite, kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore, do të zhvilloheх vranësira..
Në ditët në vijim, së bashku me “Morali, Uniteti, Nderi” (MEÇ) dhe “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” (APS), do të paraqesim një votë mosbesimi mbi..
Mijëra qytetarë dolën mbrëmë në rrugët e Sofjes, të organizuar nga Iniciativa "Drejtësi për të Gjithë", për të protestuar kundër korrupsionit dhe..