Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të krishterët ortodoksë festojnë Ngjalljen e Krishtit

Foto: BGNES

Krishti u ringjall! Me këto fjalë emocionuese, të krishterët ortodoksë përshëndetën njëri-tjetrin në mesnatë me rastin e Ngjalljes së Krishtit. Laikët në të gjithë vendin e pritën Pashkën në kisha, ndërsa në kryeqytet, shumë morën pjesë në shërbimin festiv të Pashkëve në katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, me në krye Patriarkun bullgar Neofit.

Foto: BGNES

Në mesnatë, Shenjtëria e tij përshëndeti tre herë besimtarët në sheshin para kishës me fjalën "Krishti u ngjall". Thirrjet e tyre të gëzueshme "Me të vërtetë u ringjall" u shoqëruan me tingujt solemn të kambanave të kishës. Më pas kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, peshkopi Gerasim, lexoi mesazhin patriarkal dhe sinodal të Pashkëve drejtuar popullit bullgar, në të cilin spikasin fjalët se Ngjallja e Krishtit është themeli i besimit tonë shpëtimtar.

Të gjithë ne në ditën e ringjalljes së Krishtit, duke lavdëruar fitoren mbi vdekjen dhe festën e jetës, t’i bëjmë lutje edhe më të zjarrta Gjithëdhënësit për të gjithë ata që humbën jetën në luftë ose në ndonjë fatkeqësi tjetër, si për të gjithë ata që vuajnë, që janë të shtypur dhe të ndrydhur, dhe të shoqërojmë lutjet tona me vepra mëshire e bamirësie, me vepra të asaj dashurie të përsosur që të çon në lavdinë e Kryqit dhe në dritën e Ringjalljes”, thuhet në mesazh.

Në shërbimin në "Shën Aleksandër Nevski” në mesin e besimtarëve ishin presidenti Rumen Radev dhe kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ishte kreu i shtetit që ndezi i pari qiriun e Pashkëve nga Zjarri i Bekuar i sjellë në tempull, i ndjekur nga qindra besimtarë.

Foto: BTA

Sot nga ora 11:00 në tempullin kryeqytetas “Shën e Diela” do të mbahet shërbesë për Ngjalljen e Dytë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 korrikun

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 24°. Në Sofje do të jetë 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës mbi zonat malore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Temperaturat maksimale do të jenë midis 37 dhe..

botuar më 25-07-21 7.30.MD

Qytetarët u mblodhën në protestë para ndërtesës së Komisionit për Luftën Kundër Korrupsionit

Qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit në shenjë proteste, duke kërkuar dorëheqjen e Anton Sllavçevit, kryetarit në detyrë të komisionit, dhe mbylljen e plotë të organit. Ngjarja u organizua nga Lëvizja..

botuar më 25-07-21 6.17.MD

Faqet e rreme ofrojnë vinjeta me çmime në euro dhe ngarkojnë tarifa të larta

Në mes të sezonit aktiv të verës, kur numri i udhëtarëve në vend është në rritje, vinjetat shiten me çmime të larta përmes faqeve të palicencuara, shfaqen në mënyrë mashtruese vetëm në euro, dhe kërkohen edhe tarifa të larta shtesë. Për këtë..

botuar më 25-07-21 11.31.PD