Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova u shpall kampione në turneun në qytetin spanjoll Zaragoza me një fond shpërblyes prej 80 mijë dollarësh.
Bullgarja e renditur në vendin e dytë mundi çeken Tereza Martincova me 4:6, 6:2, 6:3. Me suksesin e saj, Viktoria Tomova fitoi 115 pikë për renditjen botërore, ku zë vendin e 98-të. Tenistja ka 17 tituj nga turnetë ITF dhe ai i fituar në Zaragozë është i dyti i një rangu kaq të lartë pas atij të Biarritz të Francës në 2019-ën.Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..