Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 17 prillin

Na pret mot i vranët dhe me shi

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot i vranët dhe me reshje shiu. Në disa vende sasitë do të jenë të konsiderueshme, në Bullgarinë Juglindore me shtrëngata. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, ato maksimale 13° deri 18°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 7°, ajo maksimale rreth 14°.

Në zonat malore do të mbajë vranësira, me reshje shiu, mbi rreth 1700 m - borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m - rreth 2°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 14°, temperatura e ujit të detit është 10°-11°.

Moti jashtë shtetit:

Në Gadishullin Ballkanik do të mbajë mot kryesisht i vranët – në shumë vende do të ketë reshje shiu, të shoqëruara me bubullima në disa zona. Më e ngrohta do të jetë në Athinë - 21 gradë, në Stamboll - 18, në Bukuresht - 17, në Beograd dhe Selanik - 16, në Shkup - 15.

Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Evropën Veriore dhe Lindore. Në Evropën Perëndimore dhe Qendrore do të jetë kryesisht me vranësira, në disa vende do të ketë reshje shiu, në Alpe do të bjerë borë. Në Gadishullin Iberik dhe në rajonet jugperëndimore të Francës do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të jetë 15 gradë në Londër dhe Paris, 14 në Vjenë, 12 në Berlin, 18 në Romë, 24 në Madrid.

Në Nju Jork pritet mot me shi me temperaturë maksimale 22 gradë. Shi do të ketë edhe në Montreal dhe në Buenos Aires, ku gradët do të arrijë në 19. Me diell do të jetë në Dubai, me temperaturë deri në 29 gradë dhe në Los Anxhelos, ku temperatura do të arrijë 19 gradë. Në Çikago termometri do të tregojë vetëm 8 gradë dhe do të ketë reshje të dobëta bore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD