Supa e kurbanit të qengjit në stilin e Samokovit, petulla me patate me mbushje prej fasulesh, specash, qepe dhe erëzash, si dhe shumë gjellë të tjera sipas recetave të vjetra, karakteristike për rajonin e Samokovit, këto ishin ndër kënaqësitë e shumta kulinare të festës së gjellëve të Samokovit.
"Në recetat, traditat dhe pjatat lokale, ekziston një potencial jashtëzakonisht i madh për zhvillimin e ekonomisë rajonale," u tha gazetarëve në Samokov zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev, i ftuar në ngjarje. Ai theksoi se në Bullgari ka kushte të përshtatshme dhe shumë produkte prodhohen në të gjithë vendin. Ekziston gjithashtu një potencial ekonomik që do t'i dallonte rajonet nga njëri-tjetri dhe do të tërheqë vizitorë nga vendi dhe jashtë vendit, theksoi ai.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..