Në Pleven fillon ndërtimi i një fabrike të re për prodhimin e maltit me një investim francez me vlerë 56 milionë leva (28.6 mln euro). Qëllimi është që ndërmarrja, e cila do të fillojë punën në fund të vitit 2024, të përmbushë standardet më të fundit për produktivitetin, sigurinë dhe ekonominë e energjisë.
40% e energjisë elektrike të nevojshme do të sigurohet nga një park fotovoltaik dhe kështu gjurmët e karbonit do të reduktohen me më shumë se 1700 ton emetime në vit. Në hapje, ambasadori francez në vendin tonë Joel Meyer, deklaroi se investimi “do të forcojë të gjithë ekosistemin, i cili përfshin fermerët, përdoruesit përfundimtarë, prodhuesit e birrës dhe të gjithë rajonin në përgjithësi”.Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..