Në Pleven fillon ndërtimi i një fabrike të re për prodhimin e maltit me një investim francez me vlerë 56 milionë leva (28.6 mln euro). Qëllimi është që ndërmarrja, e cila do të fillojë punën në fund të vitit 2024, të përmbushë standardet më të fundit për produktivitetin, sigurinë dhe ekonominë e energjisë.
40% e energjisë elektrike të nevojshme do të sigurohet nga një park fotovoltaik dhe kështu gjurmët e karbonit do të reduktohen me më shumë se 1700 ton emetime në vit. Në hapje, ambasadori francez në vendin tonë Joel Meyer, deklaroi se investimi “do të forcojë të gjithë ekosistemin, i cili përfshin fermerët, përdoruesit përfundimtarë, prodhuesit e birrës dhe të gjithë rajonin në përgjithësi”.Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..