Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi ndërkombëtar: “Gjurmët e veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij nëpër botë”

Foto: kmnc.bg

Qendra Shkencore “Kirill dhe Metodij” në Akademinë Bullgare të Shkencave, e cila është pjesë e konsorciumit të Qendrës së Arritjeve “Trashëgimia BG” dhe Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit, organizojnë një konkurs ndërkombëtar për nxënës me temë “Gjurmët e vëllezërve Kirill dhe Metodij nëpër botë”.

Konkursi është pjesë e kremtimeve të sivjetshme të 1160 vjetorit të krijimit të shkrimit sllav dhe synon të popullarizojë veprën e të dy vëllezërve të shenjtë ndër komunitetet bullgare nëpër botë, të  pasurojë njohuritë e nxënësve nga shkollat ​​bullgare të së dielës jashtë vendit, të zhvillojë talentet e tyre dhe të promovojë interesat e tyre kërkimore.

Konkursi është në tri kategori - një projekt kërkimor, një ese ose një tregim me temën “Nëpër gjurmët e tyre” dhe një vizatim me temën “Alfabetet bullgare”. Ai realizohet me mbështetjen e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit.

Materialet e konkursit duhet të dërgohen brenda datës 31.05.2023 në adresën elektronike: kmnc.konkurs@gmail.com

Rregulloret e detajuara të konkursit dhe udhëzimet për materialet e paraqitura gjenden në faqen e internetit  https://www.kmnc.bg/конкурси/международен-ученически-конкурс/




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD