Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manoll Pejkov dhe kauza pro-bullgare në Prilep - ruajtja e shtëpisë së Dimitër Talevit

Shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep
Foto: BGNES

Rrënjët, familja, historia janë themeli i fortë mbi të cilin qëndron njeriu në kohë të vështira. Fjalët që nisin pjesën e dytë të një prej romaneve më të njohura bullgare “Fanari i hekurt” shprehin idenë e ringjalljes së besimit njerëzor. I shkruar nga Dimitër Talev në mesin e shekullit të kaluar, romani është një epos, i pari dhe unik për nga shtrirja dhe thellësia në letërsinë bullgare. Në të autori përshkruan Kryengritjen e Ilindenit dhe luftën bullgare për pavarësi kishtare, laike dhe politike. Romani është një kryevepër letrare në historinë tonë, të cilin Dimitër Talev e shkroi gjatë viteve të izolimit në fshatin Llukovit, pas persekutimeve dhe represioneve politike, për shkak të qëndrimit të tij mbi “çështjen maqedonase” në Bullgarinë socialiste. Ai vetë thoshte se imazhet në romanet e tij nuk kanë prototipa real, por janë imazhe kolektive të Jetës. Personalitete mbresëlënëse nga fëmijëria në vendlindjen e tij Prilep, sot në Maqedoninë e Veriut, e cila, sipas shumë studiuesve të krijimtarisë së tij, është edhe qyteti imagjinar në libra - Prespa.

Sot, çdo bullgar e njeh romanin “Fari i Hekurt”, sepse ai studiohet në shkollë dhe Dimitër Talev jo një herë u caktua si rilindësi i fundit i kohës sonë.

Një tjetër është historia e shtëpisë së shkrimtarit në Prilep. Ajo copë toke ballkanike, ku lindi talenti, një shekull më vonë u la në harresë. “Ne duhet të jemi të lumtur që kjo shtëpi ka mbijetuar deri më sot”, tha para BNR Manoll Pejkov, botuesi dhe tani një anëtar i Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor. Pas fushatave të shumta bamirësie për të ndihmuar të dëmtuarit e luftës në Ukrainë dhe tërmeteve në Turqi, Pejkov “përqafoi” një kauzë të re - blerjen e shtëpisë së Dimitër Talevit në Prilep.

Manoll Pejkov dhe shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep

“Vitin e fundit më besuan mbi 17 mijë njerëz dhe arrita të mbledh mbi 3 milionë leva për shkaqe të ndryshme. Për këtë arsye vendosa që nëse shteti është pasiv, dikush duhet të jetë aktiv, dhe se dikush është shoqëria civile. Pasi kaq shumë njerëz më besojnë, më duhet të bëj disa hapa. Jemi të lumtur që kjo shtëpi ka mbijetuar deri më sot. Fasada e saj origjinale është ruajtur, por për fat të keq, vetë shtëpia është në gjendje shumë të keqe. Çatia ka rrjedhur. Nuk kërcënohet ende me vetëshkatërrim. Po flasim për 2/3 e shtëpisë. 1/3 tjetër u trashëgua nga një pronar tjetër. Mundësia jonë tani është t’i blejmë ato 2/3. Pastaj, hap pas hapi, nëse është e mundur për të marrë 1/3 e mbetur. Do të jetë mirë të rivendosim shtëpinë dhe ta ruajmë për breza. Ky është një monument shumë i rëndësishëm bullgar”, tha Pejkov para reporterit Spas Krajnin nga BNR “Horizont”.

Snezhana Açeska e trashëgoi shtëpinë nga familja e burrit të saj të ndjerë, e cila e bleu në vitin 1926 nga nëna e Talevit (familja njihej në Prilep me mbiemrin Palislamovi). Sa i çuditeshe të jetë, në Maqedoninë e Veriut, edhe në vendlindjen e tij Prilep, Dimitër Talev është pothuajse i panjohur, shpjegon Manoll Pejkov. Snezhana, e cila u vendos në shtëpi në fillim të vitit 1970, zbuloi, krejt rastësisht në shtëpinë e kujt jetonte, falë një mësuese nga Shkolla e Mesme “Dimitër Talev” në Plovdiv, e cila e kontaktoi me një kërkesë për ta vizituar shtëpinë me një grup nxënësish . Që atëherë, mijëra bullgarë vijnë për t’u përkulur para vendlindjes së shkrimtarit.

Snezhana Açeska

Gjatë viteve, organizata dhe individë të ndryshëm bullgarë bënë përpjekje të blejnë shtëpinë dhe të zgjojnë ndërgjegjen e shtetit. “Për momentin, kjo nuk po funksionon për arsye administrative dhe divergjenca vlerash”, thotë botuesi. Por shoqëria civile që ai bashkon në përpjekjet e tij është gati. Në më pak se një muaj, fondacioni “Manoll Pejkov dhe miq” arriti të grumbullojë mbi 180 000 leva, të cilat mjaftojnë për të blerë këto 2/3 pjesë.

“Dëshira ime është që të mbledhim më shumë burime për të bërë një ofertë kuptimplotë për 1/3-ën tjetër dhe të fillojmë të punojmë mbi planet e restaurimit. Është e rëndësishme për mua që gjithçka të bëhet në mënyrën më transparente dhe të drejtpërdrejtë. Kjo është e rëndësishme dhe për njerëzit që më besojnë mua, ndjekin projektin dhe dhurojnë për të” - shpjegon Manoll Pejkov, i cili u zgjodh deputet me preferenca qytetare në votimin në Plovdiv. Dhe shton se për të veprat janë ato që përcaktojnë synimet e një personi apo një organizate. Dhe si një jehonë tingëllon besëlidhja e Apostullit të Lirisë Vasill Levski – “Duhen vepra, jo fjalë”:

“Dëshira ime në veçanti është që shtëpia të bëhet rezidencë e shkrimtarëve dhe e përkthyesve. Sigurisht është mirë që një pjesë e shtëpisë që po blejmë dhe që ka gjithsej 15 dhoma, të paktën 2-3 prej tyre, të ndahet për muze, në mënyrë që njerëzit që e vizitojnë të mos shohin vetëm shatërvani në oborr dhe guri në të cilin është gdhendur emri Tale Palisllamov, babai i Dimitër Talevit dhe viti 1898, por edhe për të hyrë brenda, për të shkelur këtë tokë dhe për të parë ekspozitën e vogël. Kjo është ideja fillestare, por sigurisht ajo varet nga bisedat tona me banorët vendas, nga rregullat dhe legjislacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Tekst: Vesella Krësteva /mbi bazë të intervistës së Spas Krajnin, BNR,“Horizont”/

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, Facebook / Manol Peykov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD