Tre sallata bullgare janë në pozitat e para të 100 sallatave më të vlerësuara në botë, sipas një renditjeje të faqes së njohur për kuzhinën tradicionale dhe produktet vendase TasteAtlas.
Sallata Shopska është "mbretëresha" e sallatave nga kuzhina bullgare, pasi është ngjitur në vendin e dytë prestigjioz në renditje, vetëm një hap larg fituesit - sallata Dakos nga ishulli i Kretës, Greqi.
Sallata e shijshme dhe e freskët bullgare është një kombinim i domateve, trangujve, specave jeshilë dhe qepëve të copëtuara, të kalitura me kripë dhe vaj luledielli dhe të spërkatura me bollëk me djathë të bardhë të grirë dhe majdanoz. Publikimi tregon gjithashtu historinë kurioze të sallatës me ngjyrat e flamurit kombëtar bullgar - ajo u krijua nga kuzhinierët bullgarë në mesin e shekullit të kaluar, në përpjekje për t’u bërë përshtypje turistëve që mbërrijnë në vend.
Por kjo nuk është e gjitha - një fakt kurioz është se dy oferta të tjera nga Bullgaria - sallata Ovçarska dhe Snezhanka janë në mes të 15 sallatave të para më të vlerësuara nga 100 sallatat në të gjithë botën. Mos harroni t'i provoni kur ta vizitoni Bullgarinë!
Shikoni gjithashtu:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: tasteatlas.com
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..