Aksidentet në punë u rritën me 6.5% në tremujorin e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Sigurimit. Në vitin 2022 në vendin tonë u regjistruan 2141 aksidente në vendin e punës, dhe 84 persona humbën jetën e tyre. Në vitin aktual traumatizmi më i madh profesional është tek ata që punojnë në tregtinë me shumicë, në arsim, në administratën shtetërore dhe në transportin tokësor.
Zëvendës ministri social Emill Mingov komentoi se ajo që konstatoi Inspektorati i Punës gjatë inspektimeve në ndërmarrje nuk është i mirë, ndërsa lideri i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Pllamen Dimitrov theksoi nevojën për përmirësimin e parandalimit në vendet e punës.
Në ditën sotme ndërkombëtare në kujtim të të vdekurve dhe të të dëmtuarve në aksidente të punës dhe sëmundjeve profesionale, punëtorë sindikalistë pikturuan me qirinj të ndezur numrin 84 – numrin e viktimave të vitit të kaluar.
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...