Mirë që ndërrova makinën në minutën e fundit. Sa mirë që nuk vranë dikë! Unë jam i shqetësuar për fëmijët, ata u trembën shumë, komentoi prokurori i përgjithëshëm Ivan Geshev për faqen epicenter.bg pas shpërthimit në makinën e tij. Ai po udhëtonte me gruan dhe dy vajzat e tij nga qyteti Samokov për në Sofje kur një bombë shpërtheu pranë makinës së tij mesditën e 1 majit. Zëdhënësja e kryeprokurorit Sijka Mileva tha se Ivan Geshev nuk dha dhe nuk do të japë deklaratë zyrtare për rastin.
Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev do të mbledhë në orën 10:00 të datës 2 maj krerët e Ministrisë së Brendshme dhe përfaqësues të shërbimeve speciale dhe prokurorisë për të diskutuar mbi veprimet e institucioneve pas tentativës. Në orën 11, prokurorët dhe hetuesit do të dalin përpara gjykatave në vend. Protesta do të tregojë unitet kundër përpjekjeve për t’i kërcënuar ata, sqaroi organizata e magjistraturës.
Nevoja për një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë Sofje - Dushanbe, hapat specifikë për zbatimin e saj, si dhe zgjerimi i eksporteve nga Bullgariapër në Taxhikistan u diskutuan nga Zëvendëskryeministri Atanas Zafirov në takimet në kryeqytetin e..
Ka gatishmëri për protesta në të paktën katër ose pesë fusha të sektorit publik me kërkesa për paga më të larta, njoftoi Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Pllamen Dimitrov, raportoi BNR. Sipas analizës..
Ndërtimi i Korridorit Vertikal të Gazit është një simbol i partneritetit evropian, transferimit të teknologjisë dhe krijimit të kooperativave në ndërtimin e rrjeteve të tilla, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit,..