Ndërtimi i Korridorit Vertikal të Gazit është një simbol i partneritetit evropian, transferimit të teknologjisë dhe krijimit të kooperativave në ndërtimin e rrjeteve të tilla, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov gjatë inspektimit të ndërtimit të Korridorit Vertikal të Gazit. Kryeministri Rosen Zheljazkov, Drejtori Ekzekutiv i Bulgartransgaz Vlladimir Malinov, përfaqësues të gjashtë vendeve pjesëmarrëse në projekt mbërritën gjithashtu në zonën e fshatit Mikrevo, Komuna Strumjani.

Gati 40 km terren i pastruar, 15 km tuba të salduar - 3 km prej tyre tashmë nën tokë, janë rezultatet e arritura deri më tani në kuadrin e projektit, me gjatësi 49 km. Sipas Ministrit, kjo është më shumë se sa pritej.
"Inspektimi i ndërtimit të Korridorit Vertikal të Gazit tregon se vendet që janë partnerë dhe aleatë po krijojnë mundësi për të siguruar diversifikimin dhe transmetimin e gazit", tha Rosen Zheljazkov. Ai shtoi se projekti u jep vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore shumë mundësi që shkojnë përtej kuptimit tradicional të sovranitetit, pavarësisë dhe konkurrencës.

Sipas Vlladimir Malinov, korridori i gazit është një simbol i solidaritetit që të gjitha vendet pjesëmarrëse tregojnë ndaj Moldavisë dhe Ukrainës me qëllim që t'u sigurojnë atyre një furnizim alternativ me gaz natyror të lëngshëm pas ndërprerjes së furnizimeve ruse. Informacioni është i BNR, BGNES dhe BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..