Rusia ka ndryshuar taktikat e saj në luftën 15-mujore në Ukrainë dhe ka nisur qëllimisht sulmeme raketa në zonat e banuara, thotë qeveria ukrainase. Sipas Mihajlo Podoljak, një këshilltar i Presidentit Volodimir Zelenski, një nga qëllimet është të provokojë një kundërsulm të shpejtë. Sulmet e fundit raketore ruse supozohej të tregonin nëse vendi i sulmuar është në gjendje të mbrojë hapësirën e tij ajrore, beson Podoljak.
Ukraina vazhdon të shmangë një pushtim të plotë rus dhe Rusia nuk ka municione të mjaftueshme për të pasur sukses në ofensivë, ka pohuar inteligjenca britanike.
Ndërkohë, ministri rus i mbrojtjes Sergej Shojgu njoftoi në një takim me komandën e lartë ushtarake se vendi duhet të rrisë prodhimin e tij ushtarak, pasi suksesi i trupave ruse varet në një masë të madhe nga rimbushja në kohë e rezervave të armëve. Sipas fjalëve të tij, ndërmarrjet e armëve kanë marrë urdhra të rrisin vëllimin e prodhimit në një periudhë të shkurtër kohore.
Shtetet e Bashkuara do të shpallin sot paketën e 37-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë 300 milionë dollarë. Për herë të parë, do të sigurohen raketa ajër-tokë me rreze të shkurtër veprimi për ta ndihmuar vendin e sulmuar të dobësojë bastionet tokësore ruse dhe të sigurojë mbështetje ajrore për avancimin e trupave ukrainase në ofensivën e planifikuar të pranverës.Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..
348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..