Rusia ka ndryshuar taktikat e saj në luftën 15-mujore në Ukrainë dhe ka nisur qëllimisht sulmeme raketa në zonat e banuara, thotë qeveria ukrainase. Sipas Mihajlo Podoljak, një këshilltar i Presidentit Volodimir Zelenski, një nga qëllimet është të provokojë një kundërsulm të shpejtë. Sulmet e fundit raketore ruse supozohej të tregonin nëse vendi i sulmuar është në gjendje të mbrojë hapësirën e tij ajrore, beson Podoljak.
Ukraina vazhdon të shmangë një pushtim të plotë rus dhe Rusia nuk ka municione të mjaftueshme për të pasur sukses në ofensivë, ka pohuar inteligjenca britanike.
Ndërkohë, ministri rus i mbrojtjes Sergej Shojgu njoftoi në një takim me komandën e lartë ushtarake se vendi duhet të rrisë prodhimin e tij ushtarak, pasi suksesi i trupave ruse varet në një masë të madhe nga rimbushja në kohë e rezervave të armëve. Sipas fjalëve të tij, ndërmarrjet e armëve kanë marrë urdhra të rrisin vëllimin e prodhimit në një periudhë të shkurtër kohore.
Shtetet e Bashkuara do të shpallin sot paketën e 37-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë 300 milionë dollarë. Për herë të parë, do të sigurohen raketa ajër-tokë me rreze të shkurtër veprimi për ta ndihmuar vendin e sulmuar të dobësojë bastionet tokësore ruse dhe të sigurojë mbështetje ajrore për avancimin e trupave ukrainase në ofensivën e planifikuar të pranverës.Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të revistës “The Economist” në Sofje. Ne nuk duhet të bëhemi një..
Ne do të paraqesim një buxhet për të stabilizuar financat publike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë në Këshillin e Ministrave. “Kam mbështetjen dhe besimin e plotë se GERB do të qëndrojë fort pas këtij buxheti, në funksion të synimeve që..
Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..