Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Adrenalina e lartë përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Arda në Rodopet

Lumi Arda
Foto: BGNES

Lumi Arda buron në afërsi të fshatit Gorna Arda, afër kufirit tonë me Greqinë, dhe gjarpëron nëpër luginat e bukura të Rodopeve të Mesme. Pamjet e kodrave të mbushura me fshatra prej guri, minaret e xhamive të spikatura dhe kupolat shkëlqyese të kishave, ajri i kristaltë dhe heshtja ngjallin një ndjenjë paqeje dhe përjetësie. Rrjedhja e sipërme e lumit  Arda është i rregulluar mrekullisht për qëllime turistike. Shtëpi për mysafirë, restorante, vizita në ferma organike me degustime të bulmetrave, turne me biçikletë malore, shëtitje të hipur në kalë, safari me xhip - këtu të gjithë mund të ndihen si zbulues dhe të rrisin adrenalinën e tyre në natyrë.

“Atraksioni më i ri për momentin është platforma panoramike “Maja” pranë fshatit Mogilica – tregon Rumen Romanov nga Bashkia e qytetit Smoljan. – Ndodhet në një lartësi prej 1350 metrash mbi nivelin e detit. Ajo u ndërtua në buzë të një maje shkëmbore dhe vizitorët mund të ecin mbi një strukturë metalike mbi të cilën ka një shteg prej druri. Më në fund, ata arrijnë në pjesën e tejdukshme të përforcuar me xhami dhe mund të shikojnë në humnerë poshtë këmbëve të tyre. Ka dy mënyra për të arritur atje - me këmbë ose me xhipa.”

Platforma ajrore ndodhet 9 km nga qendra e fshatit Mogilica, e cila është një perlë e vërtetë malore, me arkitekturën tipike të kësaj zone. Këtu mund të qëndroni në një bujtinë dhe të shijoni pëlhura të punuara me dorë ose veprat e mjeshtërve vendas të gdhendjes së drurit. Do të shihni aty për aty se si mjelin bagëtinë dhe si bëhet kosi apo djathi.

Rumen Romanov ka më shumë sugjerime se çfarë të shihni dhe përjetoni në zonën e rrjedhjes së sipërme të lumit Arda.

Jo shumë larg fshatit Mogilica ndodhet shpella kalimtare “Kaleto”. Në hyrje të saj, do t’ju japin një kaskë, do t’ju lidhin fort dhe do t’ju “lëshojnë” në humnerë nga një qemer prej guri 40 metra i lartë.

“Ka atraksione të reja pikërisht në këtë zonë, siç është “Djepi”. Me një litar forconi veten mbi humnerë dhe kështu tundeni mbi të - shpjegon Rumen Romanov. - Aty pranë është kalaja e antikitetit të vonë “Koshnica”. Ajo ngrihet në një lartësi nga 1200 metra mbi nivelin e detit. Kemi edhe shpella. Më e famshmja prej tyre është “Uhllovica”. Shpella në luginën Garga Dere është gjithashtu shumë interesante. Është një shpellë ujore dhe është relativisht e re. Në disa vende brenda në shpellë, uji arrin deri në bel. Quhet Gollubovica dhe njerëzit hyjnë në të me çizme të veçanta. Nga njëra sallë në tjetrën njerëzit kalojnë me një varkë fryrëse, gjë që është një përjetim kureshtar.”

Shpella Gollubovica

Pasi të vizitoni mbretërinë nëntokësore të Rodopeve, mund të fluturoni në ajër mbi Garga Dere duke përdorur karrocën alpine të montuar në hyrje të shpellës Gollubovica. Kështu, ju do të fluturoni në ajër 20 metra mbi lumin Esenska përpara se të uleni në bregun e kundërt të tij.

Konakët Agushevi

Dhe mos harroni të ndaleni në Konakët Agushevi aty pranë, rekomandon Rumen Romanov. Kompleksi i jashtëzakonshëm i ndërtesave të banimit dhe i fermave është kështjella më e madhe mesjetare në Rodope, e ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të. Në ditët e sotme, ansambli impozant arkitektonik u restaurua dhe u kthye në një muze etnografik.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, visitsmolyan.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..

botuar më 24-09-14 8.05.PD

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD