Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës mbi Bullgarinë Juglindore do të ketë vranësira. Pas drekës do të ketë reshje të shkurtra në shumë vende. Temperaturat maksimale do të jenë prej 18 deri në 23°. Në kryeqytet do të jetë 20°.
Mbi Detin e Zi do të mbajë vranësira, më të konsiderueshme në jug, ku mund të ketë reshje të dobëta. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 15-19°. Uji i detit është 13-15°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Deri në mesditë do të mbajë mot me diell në zonat malore. Pas mesditës do të ketë vranësira dhe janë të mundshme reshje lokale mbi 2300 m të përziera me borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m - 5°.
Të dielën dhe të hënën do të jetë me diell deri në mesditë, pas mesditës me vranësira, ndërsa të hënën do të ketë reshje shiu.Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..