Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më shumë se gjysma e rumunëve janë kundër bashkimit me Moldavinë

54% e rumunëve nuk mbështesin një bashkim të mundshëm në të ardhmen të Rumanisë me Republikën e Moldavisë dhe 33% janë në favor të bashkimit. Kështu thuhet në një sondazh të opinionit publik nga agjencia e sondazheve Avangard, të cituar nga mediat rumune. Sondazhi tregon gjithashtu se sipas 31% të rumunëve, Moldavia duhet të pranohet shpejt në NATO, ndërsa 40% janë kundër. Në rast agresioni ushtarak nga Rusia kundër Moldavisë, 29% e të anketuarve besojnë se "Rumania duhet të ndihmojë shtetin moldavian me trupa", 56% janë kundër. Sa i përket ndihmës me pajisje ushtarake, 48% do ta mbështesin dhe 35% do të ishin kundër. Sipas 46% të të anketuarve, popullsia e Moldavisë është e ndarë në gjysmë midis qëndrimeve "pro-perëndimore" dhe "pro-ruse".
Në mars 2023, parlamenti moldavian votoi përfundimisht për të zëvendësuar të ashtuquajturën "gjuha moldaviane" me "gjuhën rumune" në legjislacionin kombëtar. Tema e bashkimit të dy vendeve është ngritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit.
Nxënësi i arrestuar për të shtënat është shtruar në Klinikën e Neurologjisë dhe Psikiatrisë. Testi i tij toksikologjik rezultoi negativ. "Problemi në Serbi është se merremi me parandalim rrallë, në mënyrë sporadike dhe pas tragjedive," tha për RTS Ivana Radovanoviq nga Akademia Policore e Shkencave Ligjore. Sipas saj, tragjedia mund të ishte parandaluar duke punuar me fëmijën, i cili është ndierë i refuzuar dhe i injoruar.

Serbia është në zi treditore

Serbia është në zi pas të shtënave në një shkollë në Beograd më 3 maj. Një nxënës 13-vjeçar vrau 8 nxënës dhe një roje sigurie dhe u plagosën një mësues dhe gjashtë nxënës. Për shkak të tragjedisë, Serbia shpalli zi 3-ditore nga 5 deri më 7 maj. Qytetarë dhe nxënës nga shkollat ​​e Beogradit ofrojnë lule dhe ndezin qirinj para shkollës ku ndodhi tragjedia, raporton RTS. Dhjetëra njerëz u rreshtuan jashtë Institutit të Transfuzionit për të dhuruar gjak për të plagosurit. Disa orë para shpalljes së zisë kombëtare në Serbi, 8 persona të tjerë humbën jetën dhe të tjerë u plagosën në fshatrat Dubona dhe Šepshin. Për këtë akt dyshohet një i ri 21-vjeçar.

Megjithë papunësinë e lartë në Greqi, punëdhënësit vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore

Për muajin mars, Greqia renditet e dyta midis vendeve evropiane për nga numri i të papunëve dhe të rinjtë dhe gratë janë ndër më të prekurit, raportoi korrespondentja e BNR, Katja Peeva. 508 000 grekë nuk mund të realizohen në tregun grek të punës dhe shkojnë në vende të tjera evropiane me shpresën për paga më të mira dhe kushte më të mira pune. Në të njëjtën kohë, për shkak të pagave të ulëta dhe punës me kohë të pjesshme që ofrohet, 9 nga 10 punëdhënës nuk mund të gjejnë punonjës të mjaftueshëm. Fermerët tërheqin punëtorë madje nga Tajlanda. Në turizëm kriza për specialistët gjithashtu është e madhe. Madje rritja e pagës minimale nga prilli në 780 euro, me vendim të qeverisë, rezulton e paefektshme për një dalje nga situata.

Turqia ra në vendin e 165-të për sa i përket lirisë së fjalës

Turqia ra me 16 vende në vendin e 165-të nga 180 vende në renditjen vjetore të lirisë së mediave botërore të “Reporterëve pa Kufij”. Arsyeja është represioni i shtuar ndaj gazetarëve në vitin 2022 dhe para zgjedhjeve të 14 majit 2023 – gjykime arbitrare kundër gazetarëve, arrestime masive, ndalime të aksesit në internet, gjoba parandaluese të rregullatorit turk të medias, raportoi faqja turke e lajmeve Bianet. Në vitin 2002, kur Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan erdhi në pushtet, Turqia u rendit e 99-ta, kujton BTA.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES, REUTERS, romania-insider.com, turkey.postsen.com


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD